Gogu: Kuvendi duhet te ndërhyjë në ligj që funksionet kushtetuese të mos pezullohen

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroisot se Kuvendi i Shqipërisë duhet të shkruajë një ligj që garanton se s’mund të pezullohen funksionet kushtetuese.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroisot se Kuvendi i Shqipërisë duhet të shkruajë një ligj që garanton se s’mund të pezullohen funksionet kushtetuese.

Gogu duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushteteuse, tha se “ne e lexojmë atë vendim ashtu siç e ka shkruar Gjykata Kushtetuese, pra pa u arritur një shumicë që kërkon interpretimi detyrues që Gjykata Kushtetuese duhet të japë në rastin konkret, dhe ne nuk e kemi një të tillë pra gjyqtarët janë të ndarë në 2 katërshe.

“Të dyja katërshet njohin problemin, pra kemi një konflikt kompetencash, kemi konflikt kushtetues, por për shkak se nuk arrin dot shumicën që nevojitet, Gjykata Kushtetuese nuk i jep zgjidhje atij konflikti. Pra, në rastin konkret, zonja Balluku mbetet në fuqi. Ministri mbetet i pezulluar, pra në këtë kuptim, të dyja katërshet thonë e pezullimi i ministrit nuk ka të bëjë me personin. Ka të bëjë me funksionin dhe si i tillë, pra nuk mundet që ne si mazhorancë e lexojmë që funksionet nuk mundet të pezullohen, për këtë arsye neve na duhet që patjetër ta analizojmë mirë vendimin. ”

Duke folur sot në studion e emisionit “Tema e ditës” në RTSH, Ministri Gogu deklaroi se në pamundësi të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese do duhet të ndërhyjmë në ligj për të bërë ndryshimin që të dyja katërshet e konstatojnë.

“Kuptohet që do ta lexojmë kur të jetë edhe i arsyetuar dhe pastaj të marrim hapat konkretë që i takojnë shumicës dhe Kuvendit të Shqipërisë, i cili në një rast të tillë nuk ka, duke mos pasur interpretim detyrues që Gjykata Kushtetuese u bën normave kushtetuese dhe interpretimit pajtues me dispozita ligjore që mund të duken që janë në konflikt me Kushtetutën, siç është rasti konkret, atëherë do duhet dhe njëra nga katërshet e thoshte fare mirë, që kjo është detyrë e kushtetutëbërësit.

Pra është detyra e Kuvendit të Shqipërisë të marrë masa. Kuvendi i Shqipërisë është aty pikërisht për të bërë ligje dhe për të bërë kontroll në rastin konkret dhe do të duhet të bëjmë ligj. Po duhet që ta bëjmë këtë pasi ta lexojmë mirë atë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të arsyetuar, pa natyrisht që do bëjmë qartësimin që nevojitet për të bërë se si funksionet, pra nuk kanë të bëjnë me emra të përveçëm pezullime të tilla, por ndaj dhe kushtetutëbërësit thotë që imuniteti i ministrit barazvlerësohet, e thonë vetë një katërshe e Gjykatës Kushtetuese, me atë të zgjedhurit, pra deputetit dhe për këtë arsye duhet që të marrim masat përkatëse duke e shkruar mirë në ligj dhe procedurë që nuk mund të pezullohen funksione kushtetuese, siç është ai i Presidentit të Republikës, siç është ai i ministrit, siç është ai i guvernatorit të bankës, siç është ai nuk e di se çfarë pra figura të funksioneve kushtetuese që sigurojnë të funksionojnë pushtetet e caktuara, në rastin konkret është pushteti ekzekutiv.”

Ministri Gogu deklaroi se ky ishte dhe thelbi i mbledhjes së Kryesisë së PS sot në Kryesinë e Kuvendit sepse atje është vendi i duhur ku zgjidhen ngërçet institucionale. Sipas Gogut, absolutisht që PS do të vazhdojë të sigurojë që reforma në drejtësi, në arkitekturën e saj, të jetë e paprekshme.

Burimi ATSH

Universiteti i Arteve dhe Akademia e Arteve të Bukura të Peruxhias, së shpejti me aktivitete të përbashkëta

Universiteti i Arteve të Tiranës dhe Akademia e Arteve të Bukura “Pietro Vannucci” e Peruxhias kanë ndërmarrë një partneritet të…

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Universiteti i Arteve dhe Akademia e Arteve të Bukura të Peruxhias, së shpejti me aktivitete të përbashkëta

Universiteti i Arteve të Tiranës dhe Akademia e Arteve të Bukura “Pietro Vannucci” e Peruxhias kanë ndërmarrë një partneritet të…