Lamallari: Veprat penale të dënueshme deri në 3 vite të mos ndiqen në paraburgim

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha sot se duhet të merren masa konkrete që vepra të lehta mos të ndiqen në kushtet e paraburgimit.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha sot se duhet të merren masa konkrete që vepra të lehta mos të ndiqen në kushtet e paraburgimit.

Gjatë një konferencë për gazetarët, ministri theksoi se veprat e lehta dhe me parrezikshmëri shoqërore që mund të dënohen deri në 3 vite, propozohen të mos ndiqen në kushte paraburgimi, në bazë të rastit.

Lamallari shtoi më tej se për veprat e mesme që kanë rrezikshmëri jo të theksuar, por duan vëmendje, propozohet rreth 1 vit paraburgim dhe për veprat e rënda rreth 2 vite.

“Tryeza e djeshme ishte një mundësi e shkëlqyer për të bërë bashkë të gjithë aktorët në vend. Një diskutim shumë informues dhe konstruktiv nga prezantimet që u bënë dhe janë përgatitur rekomandimet, ku me të drejtë thuhet që ka ardhur koha që Shqipëria të përfaqësojë plotësisht standardet e kërkuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, po ashtu të zbatueshme në nivel të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, atyre që ne duam t’u përafrohemi, ku erdhën me masa konkrete për pragun që duhet të zbatohet për masa të caktuara, duke i ndarë në vepra të lehta e të rënda, pasi nuk ka kuptim që veprat e lehta të ndiqen në kushte paraburgimi, përkundrazi ata janë kosto humane, financiare, njerëzore dhe nuk përbëjnë kurrfarë rreziku që mund të citohet apriori në vendimet e gjykatave, për të njohur këtë kërkesë të prokurorisë, për futjen në paraburgim të personave, për veprat e lehta dhe me parrezikshmëri shoqërore.

“Ata vijnë me një propozim konkret që për veprat e dënueshme deri në 3 vite mos të aplikohet, duke e parë rast pas rasti dhe kjo kërkon një analizë të theksuar se cilat janë veprat që mund të dënohen deri në 3 vite, por për nga natyra mund të përjashtohen nga ky rishikim dhe nga ana tjetër ata prekën me të drejtë, kufijtë deri ku mund të aplikohet masa e paraburgimit për një person, si për 1 vit maksimumi për vepra të mesme që ato i klasifikuan, pra të një rrezikshmërie jo e theksuar, por që kërkon vëmendjen e autoriteteve, apo deri në 2 vite për veprat e rënda. Kjo nënkupton një përgjegjësi të shtuar edhe për organet e drejtësisë që të kryejnë veprime hetimore dhe në kohën më të shpejtë të mundshme, pasi drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë, deklaroi se propozimet për paraburgimin, vijnë për shkak se ka një numër shumë të lartë njerëzish, të cilët ndodhen të paraburgosur dhe ende presin një vendim fajësie.

Burimi ATSH

Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

Presidenti Bajram Begaj nxori sot dekretin për shpalljen e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

Presidenti Bajram Begaj nxori sot dekretin për shpalljen e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin e…