Gonxhja: Vëmendje në rritje për Shqipërinë në panairin e turizmit në Madrid

Stenda e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit Fitur në Madrid mirëpriti sot përfaqësues të medieve dhe platformave kryesore spanjolle, si Mallorca Diario, La Razón dhe Forbes Travel Spanjë.


Stenda e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit Fitur në Madrid mirëpriti sot përfaqësues të medieve dhe platformave kryesore spanjolle, si Mallorca Diario, La Razón dhe Forbes Travel Spanjë.

I pranishëm gjatë takimeve me mediet spanjolle ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe Presidenti i Forbes, Clemente Corona.

Gonxhja u shpreh se mediet spanjolle shfaqën interes të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.
“Gjatë takimeve u diskutua mbi potencialin e Shqipërisë si destinacion turistik autentik dhe gjithëvjetor, duke vënë në pah diversitetin e ofertës, pasuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, gastronominë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit”, shtoi ai.
“Interesi i treguar nga këto medie prestigjioze konfirmon vëmendjen në rritje për Shqipërinë dhe krijon një hapësirë të rëndësishme për promovimin e saj në tregjet ndërkombëtare, duke forcuar më tej imazhin e vendit si një nga destinacionet më premtuese në rajon”, tha Gonxhja.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Spanjë është tashmë një traditë e konsoliduar. Agjencia Kombëtare e Turizmit prezantohet me moton “Albania All Senses”, duke promovuar në stendën shqiptare destinacionet turistike, produktet autentike dhe ofertën e plotë të shërbimeve turistike të vendit.

Ky panair mbledh 161 vende nga e gjithë bota, më shumë se 10,000 kompani dhe mirëpret profesionistë të sektorit të turizmit, autoritete vendimmarrëse, si dhe vizitorë të interesuar për të mësuar më shumë rreth destinacioneve dhe ofertave turistike ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…