“Ku ka si Tirona” mbushi sallën e TKOBAP me harenë e këngës tiranase

Spektatorët që mbushën mbrëmë sallën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, përjetuan një natë të paharrueshme nën tingujt, traditat dhe ngjyrat e folklorit të Tiranës.


Spektatorët që mbushën mbrëmë sallën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, përjetuan një natë të paharrueshme nën tingujt, traditat dhe ngjyrat e folklorit të Tiranës.

Mbrëmjen e djeshme TKOBAP pati një sallë të tejmbushur jo vetëm me artdashës shqiptarë por edhe turistë të cilët u bënë pjesë e shfaqjes “Ku ka si Tirona” dhe dëshmitarë të një suksesi të jashtëzakonshëm të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Që kur u dha lajmi për këtë shfaqje, pati një numër të madh kërkesash për bileta duke detyruar organizatorët të shtonin një tjetër datë.

Shfaqja erdhi mes këngëve, valleve, ritualeve të dasmës tiranase. Artistët e AP interpretuan një repertor të zgjedhur ku ishte përfshirë dhe krijimtaria e Muharrem Gurës si dhe emrave që kanë bërë histori si Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi, familja Lela etj. Në shfaqje kishte edhe artistë të ftuar si Irma Libohova, Armaldo Kllogjeri dhe Greta Zani.

Koncerti “Ku ka si Tirona” shënon jo vetëm një premierë, por edhe nisjen e ciklit “Thesaret e Shpirtit”, një udhëtim artistik që do të pasojë me projekte të tjera të dedikuara pasurisë shpirtërore dhe trashëgimisë kulturore.

“Ku ka si Tirona” do të shfaqet përsëri sot pas kërkesave të shumta nga publiku.

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…