Përse përpjekjet e Kinës ndaj korrupsionit nuk ndalen kurrë

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u mblodh të enjten për të shqyrtuar punët e inspektimit të disiplinës, si edhe për të përcaktuar prioritetet për vitin 2026, duke sinjalizuar edhe një herë se lufta e Kinës ndaj korrupsionit nuk do të ndalet dhe as nuk do të tërhiqet.


Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u mblodh të enjten për të shqyrtuar punët e inspektimit të disiplinës, si edhe për të përcaktuar prioritetet për vitin 2026, duke sinjalizuar edhe një herë se lufta e Kinës ndaj korrupsionit nuk do të ndalet dhe as nuk do të tërhiqet.

Në mbledhje u theksua qëndrimi i Kinës kundër korrupsionit dhe u ritheksua se do të vazhdohen të bëhen përpjekje të pandërprera për të çuar përpara vetëqeverisjen e plotë dhe rigoroze të Partisë, me standardet më të larta dhe masat më efektive, për të ofruar një garanci të fortë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030).

Mbledhja riafirmoi nevojën për të konsoliduar zbatimin e “vendimit me tetë pika” të PKK-së për përmirësimin e sjelljes së Partisë dhe qeverisë, duke e bërë sjelljen zyrtare më të standardizuar dhe të institucionalizuar.

“Vendimi me tetë pika” konsiston në një sërë rregullash të miratuara dhjetorin e vitit 2012 nga niveli i lidershipit të Komitetit Qëndror të PKK për të adresuar çështjet kronike burokratike, përfshirë privilegjet zyrtare dhe banketet ekstravagante. Ai vendos rregulla të sakta për udhëtimet kërkimore, takimet, dokumentacionin zyrtar dhe detyra të tjera, të cilat janë zgjeruar për të disiplinuar të gjithë anëtarët e Partisë në përmirësimin sistematik të sjelljes.

Kjo qasje është në kontrast me modelet e qeverisjes në Perëndim. Siç vërejti John Ross, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Chongyang për Studime Financiare në Universitetin Renmin të Kinës, “Rregullorja tregon qartë ndryshimin midis qasjes së Kinës ndaj trajtimit të korrupsionit dhe mungesës së mekanizmave të tillë në sistemin perëndimor. Mjafton të shohim se si rregullat e Kinës shtrihen nga çështjet kryesore deri në detaje të tilla si pritjet zyrtare dhe udhëtimet e biznesit, për të parë ndryshimin e plotë në qasje.”

Xi ka theksuar: “Kur njerëzit e zakonshëm gjykojnë sjelljen e Partisë, ata nuk shikojnë kryesisht se sa takime mbahen, sa fjalime bëhen ose sa dokumenta publikohen, por se cfarë problemesh zgjidhen.”

Mbledhja e së enjtes bëri thirrje për vazhdimin e përpjekjeve në kundërshtimin e sjelljeve të këqija dhe korrupsionin, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve, duke arritur rezultate të prekshme dhe të ndjera për publikun.

Rezultatet e prekshme nënvizojnë këtë angazhim. Në provincën Heilongjiang të Kinës verilindore, një model mbikëqyrjeje i bazuar në të dhëna, ka zbuluar shpërdorimin e subvencioneve të trajnimit profesional. Në bashkinë Chongqing të Kinës Jugperëndimore, mbikëqyrja e forcuar aktualisht mbron sigurinë ushqimore dhe menaxhimin e fondeve në shkollat fillore dhe të mesme. Në të gjithë vendin, reformat po përmirësojnë mbikëqyrjen e burimeve të kujdesit për të moshuarit dhe ndihmës mjekësore, duke siguruar që fondet publike të arrijnë tek ata që kanë më shumë nevojë për to.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…