Vengu: Qendër e re operacionale në repartin e vjetër të Mollzës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e ish-repartit ushtarak në Mollëz, ku parashikohet ngritja e qendrës së re operacionale të Batalionit III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e ish-repartit ushtarak në Mollëz, ku parashikohet ngritja e qendrës së re operacionale të Batalionit III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut.

Ky repart ka shërbyer më herët si garnizon dhe depo ushtarake, si dhe ka pasur rol të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë, ku janë zhvilluar stërvitje të forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas planit afatmesëm të Ministrisë së Mbrojtjes, objekti do të rikonstruktohet plotësisht për të akomoduar një batalion të plotë këmbësorie, duke zgjeruar më tej kapacitetet e Regjimentit të Veriut.

Aktualisht, në Burrel operon një kompani e plotë, ndërsa synimi është shumëfishimi i kapaciteteve dhe rritja me rreth 30% e forcës aktive, si dhe krijimi i njësive të para të forcës rezerviste.

Ministri Vengu theksoi se, pavarësisht degradimit dhe braktisjes së këtij reparti ndër vite, tashmë është miratuar masterplani i zhvillimit, i cili parashikon një ndërhyrje tërësore infrastrukturore.

Projekti është hartuar me synimin që investimi të jetë i qëndrueshëm, funksional dhe efikas për përmbushjen e misioneve operacionale.

Struktura e re do të akomodojë rreth 648 personelë efektivë, nga të cilët 247 rezervistë dhe 401 personel aktiv, të shpërndarë në një sipërfaqe prej rreth 366 hektarësh. Territori ofron kushte shumë të mira për stërvitje, akomodim, aktivitete sportive dhe rekreative, si dhe për ndërtimin e poligoneve dhe terreneve ndihmëse.

Zona, e lirë nga banesat civile, garanton standarde të larta sigurie dhe akses të favorshëm në infrastrukturën e energjisë elektrike dhe ujësjellësit.

Misioni kryesor i Batalionit të Burrelit do të jetë përgatitja, trajnimi dhe mbajtja në gatishmëri e kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e vendit.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjithashtu emergjencave civile, si pastrimi i rrugëve nga bora, përballimi i zjarreve dhe situatave të tjera të jashtëzakonshme, veçanërisht duke pasur parasysh pozicionin gjeografik në zonën verilindore të vendit.

Projekti parashikon ndarjen e repartit në tre zona funksionale: zonën administrative, zonën logjistike dhe mbrojtëse, si dhe zonën e jetesës dhe stërvitjes, duke krijuar një garnizon modern që përmbush standardet bashkëkohore të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Marrë nga ATSH

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për…