Ibrahimaj i përgjigjet Tabakut: Inspektim dhe rikthim në punë për minatorët e Spaçit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj njoftoi sot se pas grevës së minatorëve në minierën e Spaçit, 11 prej tyre kanë rifilluar punën, ndërsa 35 të tjerë do të ripunësohen së shpejti.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj njoftoi sot se pas grevës së minatorëve në minierën e Spaçit, 11 prej tyre kanë rifilluar punën, ndërsa 35 të tjerë do të ripunësohen së shpejti.

Gjatë seancës plenare të së enjtes, në përgjigje të pyetjes së deputetes së opozitës Jorida Tabaku mbi situatën e minatorëve pas grevës, Ibrahimaj prezantoi masat e ndërmarra nga Ministria për të adresuar kërkesat e tyre për kushte pune dhe respektim të të drejtave nga kompanitë private.

Ministrja theksoi se javën e ardhshme do të zhvillohet një takim me minatorët, pasi greva e tyre aktualisht nuk është funksionale. Gjithashtu, do të kryhet një inspektim nga Inspektorati i Punës për të verifikuar kushtet e punës, orët e punës, diferencimin në paga dhe çdo rast të mundshëm të kërcënimeve gjatë periudhës së grevës.

“Ne do të hartojmë një raport të detajuar dhe do ta vëmë në dijeni Komisionin e të Drejtave të Njeriut për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren”, deklaroi Ibrahimaj.

Ibrahimaj, ritheksoi angazhimin e MEI për zgjidhjen e konfliktit në minierën e bakrit në Spaç (Mirditë) dhe arritjen e një marrëveshjeje mes palëve sipas kuadrit ligjor.

Konflikti i minatorëve në minierën e Spaçit me shoqërinë “TETE Albania Tunnel & Mining” sh.a., nisi pas pushimit të një punonjësi dhe u përshkallëzua në grevë nga rreth 40 punonjës gjatë periudhës 08-13 tetor 2025. Greva nisi para përfundimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ndërmori të gjitha masat ligjore për të lehtësuar dialogun, duke organizuar takime ndërmjetësimi, përfshirë një takim trepalësh në muajin nëntor.

Marrë nga ATSH

Kuvendi miraton rezolutën që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit

Kuvendi miratoi sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor i…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kuvendi miraton rezolutën që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit

Kuvendi miratoi sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor i…