Balla: Marrëdhëniet dypalëshe me Gjermaninë, në nivelin më të lartë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë në nivelin më të lartë historik.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë në nivelin më të lartë historik.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Këshillit të Ministrave dhe fondacionit gjerman “Hanns Seidel”, ai sqaroi se vendimi i fondacionit për të reduktuar aktivitetin në Shqipëri lidhet vetëm me shkurtimet e fondeve nga qeveria federale gjermane dhe nuk ka asnjë lidhje me ndonjë problem politik me Shqipërinë.

Balla theksoi se fondacioni “Hanns Seidel”, që mban emrin e një prej figurave të rëndësishme të Unionit Kristian-Socialist të Bavarisë, ka qenë i pranishëm në Shqipëri që në ditët e para të pluralizmit, duke ndihmuar në forcimin e institucioneve demokratike, trajnimin e administratës publike, forcimin e institucioneve të drejtësisë, të Policisë së Shtetit dhe të pushtetit vendor.

Ai u shpreh se pretendimet e ngritura në debat se fondacioni “po ikën se e ka përzënë Shqipëria” janë krejtësisht të pavërteta dhe përbëjnë, siç u shpreh ai, një “përrua psikik” të folësve të opozitës.

Ai nënvizoi se kancelarët gjermanë kanë vizituar Shqipërinë vetëm pas vitit 2013, duke filluar me vizitën historike të Angela Merkel më 8 korrik 2015 dhe duke vijuar me vizitën e kancelarit Olaf Scholz, si edhe angazhimin e mbështetjen e shprehur nga personalitete të tjera të rëndësishme si Friedrich Merz dhe kryeministri i Bavarisë, Markus Söder.

Sipas Ballës, Gjermania mbetet partneri kryesor i Shqipërisë brenda BE-së dhe vendi i parë për financimet e drejtpërdrejta, të cilat kapin vlerën mbi 1.2 miliardë euro dhe pritet të shkojnë në 1.3 miliardë me projektet e fundit që pritet të miratohen.

Ai u ndal edhe te komuniteti shqiptar në Gjermani, duke theksuar se mbi 250 mijë bashkatdhetarë jetojnë e punojnë sot atje dhe përbëjnë një urë shumë të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve.

Balla tha se, marrëdhënia me ta nuk duhet të kufizohet vetëm në votën një herë në katër vjet, por duhet të shoqërohet me projekte të përbashkëta dhe mbështetje institucionale.

Në përfundim, ai theksoi se institucionet shqiptare, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Kuvendin, kanë përgjegjësinë të vijojnë dhe të thellojnë bashkëpunimin me institucionet gjermane dhe parlamentet e landeve, në funksion të projekteve dhe aktiviteteve që përfshijnë edhe komunitetet shqiptare në Gjermani.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…