Demo: Bashkitë më shumë fleksibilitet financiar dhe mjete më efektive për ndërhyrje në territor

Në kuadër të masave paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo mori pjesë në takimin e përbashkët me ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, prefektët e 12 qarqeve dhe drejtues të strukturave kryesore të reagimit në terren.

Takimi vjen pas situatave me reshje intensive dhe përmbytje të lokalizuara, ku falë reagimit të shpejtë të strukturave vendore, dëmet u minimizuan.

Demo theksoi se faza e ardhshme kërkon jo vetëm koordinim, por edhe forcim real të kapaciteteve të bashkive, duke e konsideruar këtë thelbësore për menaxhimin efikas të emergjencave.

“Po u japim më shumë fleksibilitet financiar bashkive, që ato të kenë mundësinë të trajtojnë më mirë burimet njerëzore dhe të kryejnë ndërhyrjet e nevojshme në territor sa më shpejt dhe me sa më pak burokraci”, deklaroi Demo.

Ai e vuri theksin edhe te reformat në proces, duke nënvizuar se qeveria po ndërmerr disa ndryshime ligjore për të rritur kontrollin mbi territorin dhe për të forcuar rolin e strukturave vendore në reagimin ndaj emergjencave.

“Po modernizojmë mënyrën e funksionimit të ligjit të prefektit, policisë bashkiake dhe inspektorateve të territorit (IMT). Këto reforma do të sigurojnë jo vetëm më shumë përgjegjësi, por edhe më shumë efikasitet dhe llogaridhënie”, u shpreh Demo.

Demo tha se “forcimi i pushtetit vendor dhe profesionalizimi i mëtejshëm i strukturave në terren është rruga e vetme për të garantuar reagim efektiv dhe mbrojtje të qytetarëve në çdo situatë emergjente”.

Marrë nga ATSH

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…