Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Projektligji për financimin e partive, për mendim të dytë në Komisionin e Venecias

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, kërkoi sot përshpejtimin e punës për përmbylljen e reformës zgjedhore


Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, kërkoi sot përshpejtimin e punës për përmbylljen e reformës zgjedhore duke theksuar se koha në dispozicion është e kufizuar dhe se komisionit i kanë mbetur më pak se dy javë nga përfundimi i mandatit.

Gjatë diskutimit për rendin e ditës të mbledhjes së sotme, Gjiknuri prezantoi tri çështje kryesore për të cilat tha se janë dakordësuar me opozitën, ku duhet të përqendrohet puna e ekspertëve dhe e komisionit parlamentar.

“Ky është një rend dite i dakordësuar, pra që të fillohet puna menjëherë pasi të vijnë propozimet e Partisë Demokratike në formë draftesh ligjore për paketën që ata kanë manifestuar, e kanë shpallur publikisht. Marrjen e vendimit nga Komisioni i Posaçëm në mënyrë të menjëhershme të çojmë projektligjin për financimin e partive politike, ta çojmë dhe njëherë për një opinion të dytë në Komisionin e Venecias, si dhe vazhdimi për çështjet e tjera për rekomandimet e paadresuara, siç është dhe ndarja, ose të themi depolitizimi i administratës zgjedhore, që është një nga rekomandimet kryesore i paadresuar ndër vite”, tha ai.

Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se projektligji për financimin e partive politike është drejt përfundimit dhe në të janë reflektuar mendimet e palëve, si dhe opinioni i mëparshëm i Komisionit të Venecias, por nevojitet një vlerësim dhe përmirësim përfundimtar.

“Kemi një projekt gati të përfunduar ligjin për financimin e partive politike, ku aty janë reflektuar të gjitha inputet, është marrë dhe opinioni i Komisionit të Venecias, ka nevojë për një feedback dhe një përmirësim të fundit, gjë që mund të realizohet në ditët e mbetura. Por, fatkeqësisht ky proces është bllokuar dhe ai ligj nuk është se qe thjesht dëshira jonë. Ne jemi dakord së bashku që ta trajtojmë në mënyrë konsensuale, megjithëse ligji mjafton edhe një shumicë të thjeshtë për ta miratuar. Është kërkesë e BE-së. Shpresoj dhe do të propozoja që të paktën në ditët e mbetura, duke filluar pse jo që sot, të jepet një feedback nga ana e ekspertëve të të gjitha palëve atje, me qëllim që të kemi një draft, ta mundësojmë, ta çojmë për opinion, po s’them ta miratojmë në parlament, ta çojmë për opinion të dytë në Komisionin e Venecias, meqënëse ata e presin. Kështu që shpresoj të kemi mirëkuptim nga opozita. Koha është shumë e shkurtër, fatkeqësisht ka ngelur më pak sesa dy javë deri në skadimin e afatit të komisionit”, tha ai.

Gjiknuri theksoi se, në rast se reforma nuk përmbyllet në kuadër të komisionit, qeveria do të ndërmarrë masa për të plotësuar standardet e OSBE/ODIHR-it, përmes akteve të Këshillit të Ministrave, ndërsa theksoi se edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të nxjerrë udhëzimet përkatëse në zbatim të ligjit.

“Në të kundërt, pastaj jemi në një situatë shqetësuese ku ky komision nuk do ta përmbushë misionin e tij, objektin e punës që kishte për përgatitjen e një drafti plotë. Qeveria nuk do të rrij duarkryq. Ne do bëjmë çmos që t’i plotësojmë standardet e OSBE/ODIHR-it për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke ndërmarrë të gjitha ato masa të nevojshme edhe me akte të nivelit qeveritar, pra vendime të Këshillit të Ministrave, po qoftë edhe KQZ në zbatim të ligjit mund të nxjerrë udhëzimet e nevojshme, të cilat do të rregullojnë më mirë këtë proces për sa i përket transparencës më të madhe, llogaridhënies dhe ndarjes së shtetit nga partia apo keqpërdorimit të burimeve shtetërore”, tha ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Projektligji për financimin e partive, për mendim të dytë në Komisionin e Venecias

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, kërkoi sot përshpejtimin e punës për përmbylljen e reformës…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Projektligji për financimin e partive, për mendim të dytë në Komisionin e Venecias

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, kërkoi sot përshpejtimin e punës për përmbylljen e reformës…