Taksa e pasurisë, Malaj: Në 2028-ën nis për ndërtesat, në 2030-ën për trojet

Ministria e Financave, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA), përmbylli fazën e parë të implementimit të reformës së Taksës së Pasurisë, pjesë e projektit “ProTax Albania”.


Ministria e Financave, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA), përmbylli fazën e parë të implementimit të reformës së Taksës së Pasurisë, pjesë e projektit “ProTax Albania”.

Ministri i Financave, Petrit Malaj në fjalën e mbajtur në ceremoninë përmbyllëse theksoi se reforma është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi të drejtë, transparent dhe efikas të taksimit të pasurisë, bazuar në standardet europiane.

“Ky projekt është i një rëndësie të veçantë dhe tërësisht në linjë me reformat, që po ndërmarrim në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë një taksim të drejtë dhe efikas të pronës në Shqipëri, si dhe të forcojmë rolin e bashkive për mbledhjen e një prej taksave më të rëndësishme, sikundër është sot për shumë vende, të Rajonit, por edhe më gjerë”, tha ministri.

Ai e vuri theksin në rëndësinë e krijimit të Kadastrës Fiskale dhe përfundimit të hartimit të projektligjit të ri për Taksën e Pasurisë, që shumë shpejt do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratim. Reforma synon të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e këtij taksimi të rëndësishëm dhe të rrisë të ardhurat për njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke siguruar më shumë shërbime dhe investime për qytetarët.

“U deshën gati 7 vjet, pas një procesi shumë kompleks, që u vështirësua jo pak, për shkak të tërmetit të vitit 2019, por edhe pandemisë, që të arrinim në këtë stad ku jemi sot. Tashmë, kemi përfunduar hartimin e projektligjit të ri për Taksën e Pasurisë, i cili ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit publik dhe që shumë shpejt do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratim. Sot, mund të themi me plot besim se kemi një Kadastër Fiskale me informacione të qendërzuara, bazuar në një sistem unik dhe me standarde europiane”, u shpreh Malaj.

Malaj renditi edhe hapat për finalizimin e reformës.

“Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë do të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm. Në vitin 2027 do të kryhet procesi kombëtar i vlerësimit të pronave. Ndërsa 2026-2027 do të shërbejë si periudhë trazitore deri në aplikimin e ligjit të ri. Në vitin 2028 parashikohet futja e vlerësimeve të bazuara në treg për ndërtesat, si dhe përmirësimi i normave dhe lehtësimeve. Dhe në vitin 2030 do të nisë zbatimi i takës mbi tokën-truall, bazuar në një sistem të plotë të integruar dhe sipas standardeve europiane”, u shpreh ministri.

Ministri theksoi gjithashtu se objektivi i qeverisë është të rritet mbledhja e të ardhurave nga kjo taksë, me synimin për të arritur deri në 1% të PBB-së deri në vitin 2028.

“Sot, të ardhurat nga kjo taksë në Shqipëri zënë rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në një kohë kur vendet e Rajonit arrijnë të mbledhin të ardhura në rreth 0,8% të PBB-së. Objektivi ynë është për ta çuar këtë nivel në rreth 1% të PBB-së, duke iu afruar kështu vendeve të OECD-së. Ky objektiv është tërësisht i realizueshëm dhe ne kemi të gjithë potencialin e mundshëm. Natyrisht duhet një bashkëpunim akoma më i madh ndërinsitucional, veçanërisht me njësitë e pushtetit vendor. Jo pa qëllim, ne kemi parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2026, një rritje të mëtejshme të të ardhurave nga kjo taksë për llogari të bashkive në vlerën 10 miliardë lekë, ose rreth 1,4 miliardë lekë më shumë sesa në vitin 2025”, vuri në dukje ai.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

8 Marsi, Begaj: Me sakrificat tuaja mbani gjallë shpirtin e familjes dhe kombit

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

8 Marsi, Begaj: Me sakrificat tuaja mbani gjallë shpirtin e familjes dhe kombit

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të…