Kumbaro: Marrëveshje me qeverinë franceze për shkollat dygjuhëshe në pesë qytete

Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe qeveria franceze kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi, që synon forcimin e seksioneve dygjuhëshe shqip–frëngjisht në shkollat në Shqipëri.


Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe qeveria franceze kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi, që synon forcimin e seksioneve dygjuhëshe shqip–frëngjisht në shkollat në Shqipëri.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë një takimi me mësuesit e frëngjishtes në arsimin parauniversitar, e shoqëruar nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, u shpreh se rrjeti i shkollave dygjuhëshe në Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë duhet të fuqizohet falë punës së një armate të jashtëzakonshme të mësuesve të frëngjishtes, ndërsa theksoi se mësimi i gjuhës franceze sot është një avantazh për të ardhmen.

“Të gjitha takimet janë bërë me mësuesit e frëngjishtes, jo vetëm të seksionit dygjuhësh në Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë, por me të gjithë armatën e jashtëzakonshme të mësuesve që çdo ditë kontribuojnë të pazëshëm në përgatitjen e nxënësve”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha se mësimi i frëngjishtes do t’u japë mundësi shumë të rinjve, duke i parapërgatitur ata të studiojnë në Liceun Franko-Shqiptar, me orientim shkencor, i cili pritet të hapë dyert në shtator të vitit 2027.

“Sot mësimin e frëngjishtes kemi arritur ta shtrijmë përtej shkollave, për ata fëmijë dhe familje që e kanë kuptuar avantazhin e të mësuarit të frëngjishtes për ta kthyer në një gjuhë shkolle e pune, ndër të tjera t’i përgatisim edhe për liceun franko-shqiptar, sipas synimit që kemi për ta hapur në shtator të vitit 2027, mbasi të kemi përgatitur ligjin, të kemi përgatitur buxhetin, të kemi mbyllur programet të cilat në masën 95% i kemi të miratuara mes dy qeverive dhe nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “Liceu Franko-Shqiptar do të jetë një gjimnaz publik, me fjetoren, mensën, klasa moderne, laboratore, sepse do të jetë një lice me orientim shkencor, ku lëndët do të mësohen në frëngjisht me pedagogë francezë dhe në shqip me pedagogë shqiptarë, sidomos për disa lëndë me karakter kombëtar që kanë të bëjnë me formimin themelor të të rinjve. Do të jetë një shkollë ekselence, publike për të gjithë fëmijët shqiptarë, të cilët duhet t’i përgatisim që tani, por edhe për nxënës nga rajoni e gjithë Europa”.

Ambasadorja Catherine Suard nga ana tjetër u shpreh se Liceu Franko-Shqiptar do të sjellë të rinj frankofonë, të cilët do të jenë ura lidhëse mes dy vendeve.

“Është një privilegj që udhëheqësit e dy vendeve, presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama kanë dëshiruar duke u mbështetur tek historia, por duke dhënë një mesazh drejt së ardhmes, se është e rëndësishme që edhe në Shqipëri të kemi një lice franko-shqiptar i cili kontribuon në evropianizimin e arsimit, që na sjell të rinj frankofonë të cilët do të jenë ura lidhëse mes dy vendeve tona”, tha Suard.

Marrëveshja e nënshkruar nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard, synon mësimin dygjuhësh në shkollat “Raqi Qirinxhi”, “Gjergj Kastrioti”, “Luigj Gurakuqi”, “Oso Kuka” dhe “Asim Vokshi”.

Në këto shkolla kurrikula zhvillohet deri në 50% në gjuhën frënge, duke u dhënë nxënësve edhe certifikimin ndërkombëtar të frëngjishtes përmes provimit DELF, sikundër mbështeten edhe 20 shkolla 9-vjeçare për këtë sistem dygjuhësh.

Marrë nga ATSH

Hoxha pret ambasadorët e BE-së: E drejta për manifestim paqësor është themelore, dhuna nuk justifikohet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret ambasadorët e BE-së: E drejta për manifestim paqësor është themelore, dhuna nuk justifikohet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit…