Balla në Dhomën e Lordëve: Shqiptarët, aset për Mbretërinë e Bashkuar

Në mjediset e Dhomës e Lordëve, dhoma e ulët e Parlamentit britanik, u organizua këtë të enjte një pritje për nder të kontributit të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova në jetën ekonomike, publike, akademike të Mbretërisë së Bashkuar.


Në mjediset e Dhomës e Lordëve, dhoma e ulët e Parlamentit britanik, u organizua këtë të enjte një pritje për nder të kontributit të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova në jetën ekonomike, publike, akademike të Mbretërisë së Bashkuar.

Me ftesë të Lord Mann, anëtar i pavarur i Dhomës së Lordëve, pritja u organizua nga Dhoma e Tregtisë Britani-Kosovë, Dhoma e Tregtisë Britani-Shqipëri dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e lordëve, deputetëve, ambasadorëve dhe dhjetëra bashkatdhetarëve.

Në këtë aktivitet në Londër ishte i ftuar edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, i cili mbajti një fjalim vlerësimi dhe mirënjohjeje për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në hapje të fjalës së tij, Balla citoi babain e ekonomisë moderne, filozofin skocez, Adam Smith, sipas së cilit “pasuria e vërtetë e një kombi nuk qëndron vetëm në territorin e tij, por në energjinë prodhuese të njerëzve që jetojnë dhe punojnë brenda tij”.

Ai tha se kjo ide përmbledh saktë thelbin e këtij takimi në zemër të Parlamentit britanik. “Jam këtu për të njohur dhe vlerësuar një komunitet, puna, përkushtimi dhe qëndrueshmëria e të cilit mishërojnë vetë idenë se prosperiteti ndërtohet nga njerëzit”, tha Balla.

Ai solli shembuj të pranisë së shqiptarëve në çdo sektor, por u ndal tek debati politik britanik, që sipas Ballës nuk e nxjerr në pah këtë realitet.

“Kohët e fundit, situata e një numri shumë të vogël familjesh shqiptare është amplifikuar në diskursin politik, duke e shndërruar një shifër statistikore margjinale në një narrativë shumë më të gjerë. Në një vend me dhjetëra-milionë banorë, këto shifra mbeten jashtëzakonisht të kufizuara, megjithatë rrezikojnë të formësojnë perceptime përtej peshës së tyre reale. Kjo ka rëndësi sepse, kur frika fillon të mbizotërojë mbi faktet dhe kur stereotipat zëvendësojnë provat, cilësia dhe drejtësia e debatit publik dëmtohen”, tha Balla.

Në fjalën e tij, Balla solli edhe të dhëna mbi uljen e emigracionit ilegal në Britaninë e madhe, falë bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe britanike.

“Faktet flasin qartë. Gjatë periudhës së fundit, bashkëpunimi i ngushtë dhe efektiv ndërmjet institucioneve shqiptare dhe britanike ka çuar në një ulje drastike të mbërritjeve të parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai.

Balla kujtoi se shqiptarët janë në tërësi, kontribues neto në ekonominë britanike, ndërsa varësia nga përfitimet publike mbetet minimale dhe se shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova nuk janë një problem për t’u menaxhuar, por ata janë një aset që duhet njohur dhe vlerësuar.

“Ajo që duhet dalluar gjithmonë qartë është aktiviteti kriminal nga njëra anë dhe komunitetet që respektojnë ligjin dhe punojnë ndershëm nga ana tjetër”, tha Balla.

Orientimi europian i Shqipërisë, sipas tij, “është i pandryshueshëm dhe Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht ndryshimeve në marrëdhënien e saj institucionale me BE-në, mbetet një partner kyç në promovimin dhe mbrojtjen e këtyre parimeve të përbashkëta”.

Në një mesazh drejtuar bashkatdhetarëve, Balla tha se “përgjegjësia jonë e përbashkët është të sigurojmë që diskursi politik të mbetet i ankoruar në realitet, duke iu përgjigjur frikës me fakte, demagogjisë me dinjitet dhe përçarjes me bashkëpunim”.

Ai i falënderoi për kontributin, përkushtimin dhe për urat që ndërtojnë çdo ditë mes shoqërive tona.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…