
Malaj: Manual i auditimit të brendshëm për forcimin e kontrollit financiar
Ministria e Financave ka publikuar zyrtarisht Manualin e Auditimit të Brendshëm, një dokument themelor që synon të modernizojë mënyrën se si funksionon kontrolli i brendshëm në administratën publike dhe të garantojë një menaxhim më të mirë të fondeve dhe pasurive shtetërore.

Ministria e Financave ka publikuar zyrtarisht Manualin e Auditimit të Brendshëm, një dokument themelor që synon të modernizojë mënyrën se si funksionon kontrolli i brendshëm në administratën publike dhe të garantojë një menaxhim më të mirë të fondeve dhe pasurive shtetërore.
Ministri i Financave u shpreh se, ky manual vjen në një moment kyç për vendin, ndërsa Shqipëria po përgatitet për mbylljen e Kapitullit 32 “Kontrolli Financiar” në kuadër të procesit të integrimit europian.
Sipas ministrisë, manuali do të shërbejë si një udhërrëfyes praktik për të gjitha strukturat e auditimit të brendshëm në institucionet publike, duke harmonizuar procedurat, standardet dhe qasjet profesionale me metodologjitë e Bashkimit Europian dhe Organizatës Ndërkombëtare të Audituesve të Brendshëm (IIA).
Manuali synon të forcojë: profesionalizmin e audituesve të brendshëm, etikën dhe pavarësinë e funksionit të auditimit, rolin e auditimit në qeverisje, menaxhimin e riskut dhe forcimin e kontrolleve të brendshme.
Dokumenti përfshin 12 kapituj kryesorë, ku trajtohen tema të tilla si: parimet dhe standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm, rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe audituesve, pavarësia e auditimit dhe etika profesionale, llojet e auditimeve, përfshirë auditimin e performancës, financës dhe teknologjisë së informacionit,
rëndësia e qeverisjes së mirë dhe modelit “Tre Linjat e Mbrojtjes”, planifikimi strategjik dhe vjetor i auditimit, mënyra e kryerjes së auditimeve në terren, raportimi, ndjekja e rekomandimeve dhe masat për përmirësimin e cilësisë së punës së auditimit.
Ndërkohë një pjesë e rëndësishme e manualit i kushtohet standardizimit të procesit, përfshirë 6 aspekte: formate standard për planet strategjike dhe vjetore, dokumentet e auditimit, raportet përfundimtare, ndjekjen e rekomandimeve, vetëvlerësimin e cilësisë së auditimit.
Ministria e Financave bën të ditur se do të vijojë me trajnime dhe asistencë teknike për të siguruar zbatimin korrekt të manualit në të gjitha institucionet shtetërore.
Burimi ATSH



















