Demo: Bashkitë po evidentojnë dëmet nga reshjet, dëmshpërblimi në aktin normativ të dhjetorit

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, në përgjigje të interesit të deputetëve mbi situatën e krijuar nga moti me reshje


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, në përgjigje të interesit të deputetëve mbi situatën e krijuar nga moti me reshje se, “strukturat vendore dhe ato qendrore po monitorojnë situatën në të gjitha bashkitë e prekura, ndërsa priten raportet përfundimtare të dëmeve, që do të përcaktojnë masën e mbështetjes financiare në aktin normativ të dhjetorit”.

Ai tha se, sot vendi vijon të përballet me vështirësi si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar dëme në bujqësi, blegtori dhe në disa raste edhe në banesa, sidomos në bashkitë ku janë shënuar përmbytje.

Sipas tij, bashkitë në të gjithë vendin kanë nisur procesin e evidentimit të dëmeve në terren, për të përcaktuar saktësisht shkallën e ndikimit dhe nevojat për ndërhyrje emergjente.

“Po presim që bashkitë të finalizojnë evidentimin e dëmeve dhe, në bashkëpunim me ministritë përkatëse, do të bëjmë të mundur që këto dëme të përfshihen në aktin normativ të dhjetorit 2025 për dëmshpërblimin” u shpreh Demo.

Ministri bëri të ditur se buxheti i vitit 2026 parashikon fonde të dedikuara për emergjencat civile, duke reflektuar realitetin e rrezikut të shtuar të fatkeqësive natyrore si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Ai theksoi se qeveria është angazhuar që fondet të shpërndahen në mënyrë më të drejtë dhe më efektive:

“Jemi angazhuar që buxheti për emergjencat të shpërndahet sipas nivelit të rrezikut që paraqesin bashkitë. Po punojmë për një metodologji të re të ndarjes së fondeve, pasi formula aktuale e bazuar në sipërfaqe dhe numër popullsie nuk ka reflektuar realisht situatat e krijuara”, u shpreh ai.

Demo vuri theksin se në shumë raste, bashkitë e vogla kanë hasur probleme më të mëdha sesa bashkitë e mëdha, për shkak të ekspozimit të lartë ndaj ndryshimeve klimatike dhe kapaciteteve më të kufizuara për menaxhimin e tyre.

Marrë nga ATSH

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…