Lamallari pret Koopman: Shqipëria po harmonizon kuadrin ligjor përmes konsultimeve me KE-në

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti sot në një takim drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti sot në një takim drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari theksoi se gjatë takimit “patëm një diskutim shumë të mirë mbi progresin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e reformave kyçe në sektorin e drejtësisë, si dhe në tërësi mbi Kapitullin 23: “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore””.

Lamallari bëri të ditur se e njohu Koopman-in me procesin gjithëpërfshirës dhe transparent të konsultimit të draftit për Kodin e ri Penal me të gjitha institucionet dhe grupet e interesit, si dhe punën paraprake për amendimin e Kodit të Procedurës Penale, duke synuar harmonizimin sa më të plotë të tij me standardet dhe përcaktimet ligjore.

“Vijojmë njëkohësisht me forcimin e kapaciteteve tona institucionale dhe bashkëpunimin me agjencitë evropiane në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, nënvizoi Lamallari.

Lamallari theksoi se “Shqipëria po harmonizon plotësisht kuadrin ligjor antikorrupsion përmes konsultimeve intensive me Komisionin Evropian mbi ligjet për konfliktin e interesit, sinjalizimin, lobimin dhe financimin e partive politike”.

“Të vendosur të vijojmë në rrugën e reformave dhe përmbushjes së objektivit tonë ambicioz për Shqipërinë 2030 në BE”, tha Lamallari.

Burimi ATSH

Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

Presidenti Bajram Begaj nxori sot dekretin për shpalljen e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

Presidenti Bajram Begaj nxori sot dekretin për shpalljen e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin e…