Vengu: Janë dëmtuar 15 ura, 1500 ha tokë bujqësore nën ujë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Maliq, ku pa nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe masat që po merren për përballimin e situatës.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Maliq, ku pa nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe masat që po merren për përballimin e situatës.

Në një prononcim për mediet, Vengu bëri të ditur se “në argjinaturën në Sheqeras ka patur dëmtime të konsiderueshme, ndaj po kryhen punime rehabilituese”.

“Nga ana tjetër edhe në zonën e Pyllit të Fazanëve kemi një dëmtim argjinature, e cila vështirëson prurjet që vijnë nga Dunaveci në Devoll, ndaj po bëjmë një rishpërndarje të forcave duke kërkuar dhe angazhim shtesë nga Forcat e Armatosura”, tha ai.

Vengu theksoi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë.

“Po vijnë mjete vetëshkarkuese të ndihmojnë me volumet e mëdha që kërkohen për të mbuluar këto dëmtime. Jemi në gatishmëri, po shtojmë forcat, por duhet të kuptojmë që kemi situata edhe të rrëshqitjes së dherave e masiveve malore, ku në Qafë Plloçë kishte një problematikë të madhe që na bëri të angazhohemi fuqimisht për të bërë një devijim përmes operatorëve të zonës”, shtoi ai.

Gjithsesi, Vengu informoi se Ministria e Mbrojtjes po shton forcat në mënyrë që Maliqi mos të ketë problematikë në rreshjet që do pasojnë gjatë javës që vjen.

Ministri bëri të ditur se në rang vendi janë 15 ura të dëmtuara.

“Një pjesë prej tyre është shembur dhe do kërkojnë investim domethënës. Qasja jonë është të qëndrojmë pranë banorëve. Pas kërkesave të kryetarëve të bashkive sa i përket rezervave materiale të shtetit, ka filluar shpërndarja e ndihmave në raste të caktuara. Kemi kërkuar gjithashtu nga bashkitë që të bëjnë kërkesat për sa i përket ushqimeve për blegtorinë, koncentrat për blegtorët e prekur, dhe jemi në kushte ku po shpërndajmë në mbarë vendin edhe ushqime për blegtorinë”, shtoi ai.

Ministri theksoi se priten akoma reshje ndaj nuk jemi jashtë rrezikut.

“Presim prurje në mbarë vendin me intensitet shumë më të ulët se 3 frontet e para meteorologjike, por edhe basenet ujore në jug të vendit do vijojnë të kenë prurje, ndaj jemi në gatishmëri të plotë”, shtoi ai.

Sipas të dhënave paraprake, Vengu informoi se rezulton që janë rreth 1500 hektarë tokë nën ujë.

“Niveli i ujërat po ulet në mbarë vendin e kjo na jep mundësinë të rikuperojmë argjinaturat. Ka diferencë të madhe mes bashkive që kanë arritur të bëjnë investimet e nevojshme dhe atyre qe nuk kanë patur mundësi të bëjnë investime”, shtoi ai.

Ndërkohë, Vengu u shpreh se në projektbuxhetin 2026 ka një qasje të re për sa i përket mbështetjes së bashkive, sidomos atyre me më shumë risk për emergjencat civile. “Buxheti parashikon që t’i mbështesë me fonde shtesë dhe me një shpërndarje investimesh më të drejtë se në të kaluarën”, tha Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria përgëzon Listën Studentore dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore “për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përgëzon Listën Studentore dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore “për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në…