Kumbaro: 146 milionë euro nga buxheti i vitit 2026 për infrastrukturën dhe cilësinë e arsimit të lartë

U zhvillua sot ceremonia solemne e përmbylljes së rrugëtimit akademik të të sapodiplomuarve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku studentë, profesorë dhe prindër festuan.

U zhvillua sot ceremonia solemne e përmbylljes së rrugëtimit akademik të të sapodiplomuarve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku studentë, profesorë dhe prindër festuan. Ceremonia shënoi përfundimin e një etape sfiduese për studentët dhe një moment krenarie për familjet dhe pedagogët e tyre.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se qeveria përmes buxhetit të vitit 2026, mbështet arsimin e lartë me një fond prej 146 milionë euro.

Sipas saj me këtë fond, synohet forcimi i infrastrukturës, cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin e të rinjve.

“Ndihma për studentët përfshin: Bursat për studentët ekselentë dhe ata me vështirësi sociale; Reduktimin e tarifave të studimit; Mbështetje për programet prioritare dhe promovimin e mobilitetit studentor; Digjitalizimin dhe inovacionin institucional”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, uroi të sapodiplomuarit për sukseset e tyre dhe theksoi se ky mbështetje synon të ofrojë një rrugëtim të sigurt drejt një karriere të qëndrueshme dhe të suksesshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia