Malaj: Vijim i reformave për rritjen ekonomike dhe krijimin e mundësive për të rinjtë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar në Tiranë nga Banka Botërore, për prezantimin e raportit “Shqipëri-Rishikimi i Financave Publike: Forcimi i qëndrueshmërisë fiskale për një ekonomi më rezistente dhe zhvillimin njerëzor”.


Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar në Tiranë nga Banka Botërore, për prezantimin e raportit “Shqipëri-Rishikimi i Financave Publike: Forcimi i qëndrueshmërisë fiskale për një ekonomi më rezistente dhe zhvillimin njerëzor”.

I pranishëm në këtë event ishte dhe shefi i zyrës së BB në Tiranë, Massimiliano Palucci.

Në fjalën e tij, Malaj theksoi rëndësinë e raportit të hartuar nga Banka Botërore, si një vlerësim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të sistemit të financave publike të vendit tonë, e që do të mbështesë vendimmarrjen e politikave në rrugën drejt integrimit në BE dhe përpjekjeve për të arritur standardet europiane të jetesës.

Ministri tha se Shqipëria ka treguar qëndrueshmëri dhe ka ruajtur stabilitetin makroekonomik përballë disa goditjeve në vitet e fundit, duke forcuar kuadrin fiskal dhe duke ndërmarrë reforma për të përmirësuar shërbimet dhe mundësitë për qytetarët.

Megjithatë, Malaj theksoi se për të arritur objektivat afatgjatë, në drejtim të rritjes ekonomike, krijimit të mundësive të reja për qytetarët e veçanërisht për të rinjtë, sigurimit të arsimit dhe kujdesit shëndetësor cilësor, zhvillimit të infrastrukturës moderne, kërkohen përpjekje të rinovuara dhe angazhim në vijimin e reformave.

Duke iu referuar raportit, ministri tha se ai nuk është vetëm një dokument teknik, por një instrument strategjik që ndihmon në përmirësimin e mënyrës se si hartohen dhe zbatohen politikat fiskale.

Raporti është i ndërtuar në shqyrtimin e pesë dimensioneve kryesore: Kuadri makro-fiskal dhe rreziqet fiskale; Sistemi i të ardhurave dhe potenciali i pashfrytëzuar i tyre; Përbërja dhe efikasiteti i shpenzimeve publike; Qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve në kontekstin e plakjes së popullsisë; Investimet në edukimin dhe kujdesin e fëmijërisë së hershme.

Këto fusha, tha ministri, janë ngushtësisht të ndërthurura dhe në këtë kuptim nuk mjafton vetëm reformimi i një sektori, por kërkohen politika të koordinuara, në mënyrë që të përshpejtohet zhvillimi dhe të ketë një harmonizim më të mirë me objektivat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe Planit të Rritjes së BE-së.

“Kuadri fiskal që ndërtojmë sot do të formësojë të ardhmen e Shqipërisë për dekadat e ardhshme. Ai do të përcaktojë aftësinë tonë për të investuar në kapitalin njerëzor, për të mbështetur bizneset konkurruese, për të ndërtuar infrastrukturë të fortë, për të siguruar pensione dinjitoze dhe për të rritur qëndrueshmërinë ndaj rreziqeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore. Rruga e zhvillimit të Shqipërisë lidhet, mbi të gjitha, me çlirimin e potencialit të njerëzve tanë. Ne kemi bërë përparime të rëndësishme, por mbetet ende shumë punë. Ne jemi të angazhuar për politika të bazuara në evidenca dhe për reforma që rrisin si cilësinë, ashtu edhe efikasitetin e financave publike”, u shpreh Malaj.

Ndërsa theksoi faktin se zbatimi i reformave kërkon vullnet politik, kapacitet teknik dhe këmbëngulje, Malaj vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë rrugëtim të vendit tonë.

Duke iu referuar mbështetjes së Bankës Botërore ndër vite, ministri i Financave tha se raporti i Rishikimit të Financave Publike është një tjetër kontribut i rëndësishëm i bashkëpunimit me BB.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner u takua me Erida Skendaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner u takua me Erida Skendaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si…