Jaupaj: Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve, qasje moderne dhe e harmonizuar me acquis të BE-së

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve është një nga elementët përmbyllës më të rëndësishëm të Kapitullit 27 të negociatave me BE, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, si edhe një shtyllë qendrore e reformës kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve është një nga elementët përmbyllës më të rëndësishëm të Kapitullit 27 të negociatave me BE, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, si edhe një shtyllë qendrore e reformës kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë mbi menaxhimin modern të mbetjeve, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave mjedisore, Jaupaj theksoi se ky program vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Europian dhe GIZ Albania, duke i ofruar vendit një qasje tërësisht moderne dhe të harmonizuar me acquis të BE-së dhe me parimet e ekonomisë qarkulluese.

Sipas ministrit, programi i ri fokusohet në gjashtë drejtime strategjike: Forcimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e përgjegjësisë së prodhuesit; Nxitjen e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm; Zgjerimin e ripërdorimit, riparimit dhe reduktimit të mbetjeve; Parandalimin e mbetjeve organike; Reduktimin e mbetjeve plastike dhe paketimit; Masa konkrete për menaxhimin e mbetjeve të ndërtimit.

Jaupaj vuri theksin te roli i pushtetit vendor, duke theksuar se bashkitë janë hallka kyçe e reformës, pasi aty nis ndarja në burim, riciklimi dhe edukimi qytetar. Ai solli në vëmendje shembuj pozitivë si qendrat e riciklimit në Berat dhe Përmet, të cilat konsiderohen modele të suksesshme, si edhe nismat e reja që po transformojnë mënyrën e menaxhimit të mbetjeve në disa bashki të vendit.

Ministri nënvizoi se përmes këtij programi Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm drejt standardeve europiane të mbrojtjes së mjedisit, duke reduktuar volumin e mbetjeve dhe duke çuar përpara objektivat e ekonomisë qarkulluese.

Sipas tij, zbatimi i programit do të shoqërohet me investime, trajnime dhe modele të reja operacionale në terren, duke garantuar një qasje të qëndrueshme dhe afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë vendin.

Burimi ATSH

Samiti i IV i Diasporës, Rama: Diaspora nga histori largimi në forcë zhvillimi për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës” në Podkastin “FLASIM” u ndal te rëndësia e Samitit të IV të…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i IV i Diasporës, Rama: Diaspora nga histori largimi në forcë zhvillimi për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës” në Podkastin “FLASIM” u ndal te rëndësia e Samitit të IV të…