Kumbaro: Pr.buxheti 2026, mbështetje për programet passhkollore, arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot në Kuvend se buxheti i arsimit për vitin 2026 është më i larti historik deri më sot, 648 milionë euro ose 28,4 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2025.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot në Kuvend se buxheti i arsimit për vitin 2026 është më i larti historik deri më sot, 648 milionë euro ose 28,4 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2025.

Ndërsa e cilësoi këtë buxhet dëshmi konkrete të vullnetit politik për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar, Kumbaro tha se buxheti mbështet vijimin e politikës së rritjes së pagave për mësuesit dhe administratën publike, si dhe investimet në infrastrukturën arsimore dhe atë digjitale në shkolla.

Edhe pas rritjes së madhe të pagave të vitit 2024, Kumbaro theksoi se “në vitin 2026 vijohet sërish me një rritje page prej 36 mijë lekë në vit për çdo mësues”.

Po ashtu sipas saj, buxheti 2026 zgjeron financimin për programet e arsimit të lartë,
programet e ndërkombëtarizimit të IAL-ve dhe të kërkimit shkencor, si dhe siguron mbështetjen me bursa të nxënësve dhe studentëve në kushte të veçanta socio-ekonomike.

Duke u ndalur tek investimet në infrastrukturën arsimore, Kumbaro bëri të ditur se janë 42 kantiere shkollash të hapura njëherësh në të gjithë vendin, të cilat do të përfundojnë me buxhetin e vitit 2026.

“Në këtë buxhet parashikohen po ashtu laboratorët inteligjentë, ata që i quajmë SMARTLABS, me objektivin për të shkuar në 1 mijë të tillë deri në fund të mandatit”, shtoi ajo.

Për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues, Kumbaro theksoi se buxheti parashikon po ashtu transport falas.

Përveç mbështetjes për libra falas, Kumbaro theksoi se buxheti 2026 mbështet po ashtu edhe programin “Arte dhe Zeje”. “Financimi për programet passhkollore parashikohet të arrijë në shumën totale rreth 10 milionë euro për vitin 2026”, theksoi Kumbaro.

Kumbaro u ndal edhe te mbështetja për programin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Buxheti sipas saj, mbështet ndërkombëtarizimin dhe integrimin evropian të universiteteve, përmes zbatimit të standardeve të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA), hapjes së kampuseve të universiteteve prestigjioze ndërkombëtare dhe programeve të përbashkëta me diploma të dyfishta.

“Për vitin 2026, programi i arsimit të lartë dhe programi i shkencës, financohen në vlerën totale 146 milionë euro. Këtu nuk janë përfshirë të ardhurat e vetë universiteteve publike që për vitin 2026 përllogariten rreth 39 milionë euro, duke e rritur financimin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në vlerën 185 milionë euro”, u shpreh ajo.

Kumbaro theksoi se për vitin 2026, në fondin e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës janë parashikuar 18,3 milionë euro.

“Paralelisht përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit është duke u financuar dhe pritet të përfundojë në vitin 2026 ndërtimi i kampusit të ri të Kolegjit të Evropës i cili do të shërbejë edhe si një qendër ndërrajonale për studentët e rajonit e më gjerë, kryesisht në fushën e studimeve të integrimit evropian”, theksoi ministrja Kumbaro.

Burimi ATSH

UNDP miraton programin e ri për Shqipërinë: Fokus te punësimi, ekonomia dhe drejtësia

Bordi Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka miratuar Programin e ri për Shqipërinë 2027–2031, një…

Global 360

Vuçiç shpërndan parlamentin dhe shpall 25 tetorin ditë zgjedhjesh kombëtare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare Serbe dhe ka shpallur zyrtarisht zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

UNDP miraton programin e ri për Shqipërinë: Fokus te punësimi, ekonomia dhe drejtësia

Bordi Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka miratuar Programin e ri për Shqipërinë 2027–2031, një…