“Qoftë e shëndetshme dora që krijon”

Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe shqiptari Kolgjini u hap me një sukses të jashtëzakonshëm në Galerinë e Artit Tiranë.


Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesëe artistë azerbajxhanas dhe shqiptari Kolgjini u hap me një sukses të jashtëzakonshëm në Galerinë e Artit Tiranë.

Ekspozita është kuruar nga Edit Pula dhe Emin Mammadov. Ajo është një urë kulturore që GAT sjell për publikun nga data 19 nëntor 2025 deri me 20 janar2026.

Ekspozita e organizuar nga Ambasada e Azerbajxhanit dhe në bashkëpunim me Galerinë e Artit Tiranë dhe “AZERKHALCHA OJSC” të Azerbajxhanit, do t’ju mundësojë të njiheni me trashëgiminë e pasur, artin dhe traditat shekullore të endjes së qilimave të Azerbajxhanit.

Në këtë bashkëpunim, Galeria e Artit Tiranë afirmon misionin e saj për të ndërtuar ura ndërkulturore dhe për të sjellë trashëgiminë artistike në një kontekst të ri dialogu dhe krijimtarie, theksoi drejtoresha e Galerisë së Artit Tiranë, Edit Pula.

Edhe kuratori nga Azerbajxhani, Emin Mammadov, shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit me Galerinë e Artit Tiranë.

Ekspozitën e përshëndetën, ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Husyenov dhe ai shqiptar në Azerbajxhan, Besar Kadia.

Kënaqësi shprehën edhe dy artistët Aidan Salakhova (Azerbajxhan) dhe Xhevahir Kolgjini.

***

Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon” është një dialog mes dy kulturave, dy traditave të artit të endjes dhe dy mënyrave të të kuptuarit të krijimit. Duke bashkuar trashëgiminë e lashtë të qilimave me praktikat bashkëkohore të artistëve azerbajxhanas dhe shqiptarë, ekspozita ndërton një urë midis kujtesës dhe inovacionit.

Mes fijesh, dritash dhe hapësirash që marrin formë, u ndërthur trashëgimia tradicionale dhe bashkëkohore, duke krijuar një dialog të gjallë midis artit azerbajxhanas e shqiptar dhe qilimave historikë.

Ai shndërrohet në simbol të vetë projektit: një thirrje për të nderuar vazhdimësinë e traditës dhe fuqinë krijuese që i jep formë.

Veprat e Faig Ahmed, Aidan Salakhova, Rufat Ismayil, Samira Allahverdiyeva, Rashad Alakbarov dhe Xhevahir Kolgjini vendosen në dialog me qilima historikë nga koleksioni i Azerkhalcha OJSC, duke e trajtuar qilimin si një medium të gjallë, poetik dhe bashkëkohor.


Ceremonia e përurimit u shoqërua me muzikë dhe një koktejl.

Lexo më shumë nga

Hoxha telefonon homologun Al-Muraikhi: Dënojmë me forcë sulmet iraniane ndaj Katarit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonon homologun Al-Muraikhi: Dënojmë me forcë sulmet iraniane ndaj Katarit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët…