Tirana feston 81-vjetorin e Çlirimit, Ristani: Liria nuk është dhuratë, por vullnet që duhet mbrojtur çdo ditë

Tirana festoi 81-vjetorin e Çlirimit, një ngjarje që mbetet e shenjtë në kujtesën e qytetit dhe e gjithë kombit shqiptar.


Tirana festoi 81-vjetorin e Çlirimit, një ngjarje që mbetet e shenjtë në kujtesën e qytetit dhe e gjithë kombit shqiptar. Qindra qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve u mblodhën për të nderuar ata që luftuan për lirinë e kryeqytetit dhe për të rikujtuar ditën historike të 17 nëntorit 1944.

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë, veteranë e familjarë të të rënëve në luftën për çlirimin e kryeqytetit kryen homazhe dhe vendosën kurora pranë monumentit “Ushtari i Panjohur”.

Në ceremoninë e rastit, Ristani theksoi se çlirimi i Tiranës nuk ishte thjesht një fitore ushtarake, por simboli i guximit dhe vendosmërisë së një populli që nuk pranoi kurrë të dorëzohej.

“Sot dhe çdo vit që e kujtojmë 17 nëntorin nuk nderojmë vetëm një datë. Ne nderojmë një trashëgimi, atë të njerëzve që nuk u dorëzuan, që besuan se Tirana mund të çohej në këmbë, përtej errësirës, asaj më të thellë që kishte njohur bota. Kujtojmë jo vetëm çlirimin e një qyteti por çlirimin e një shpirti të një kombi dhe pikërisht me këtë ndjenjë, me këtë besim të hekurt tek Tirana, tek njerëzit e saj, tek e ardhmja që ndërtojmë së bashku, jemi mbledhur këtu sot, sepse qyteti ynë vazhdon të ndryshojë, të rritet, të sfidojë veten, ashtu siç ka bërë dhe ka shkruar çdo kapitull të historisë së tij, me dinjitet”, tha ajo.

Ristani nënvizoi se ky kujtim nuk shërben vetëm për të rikujtuar fitoret e së shkuarës, por për të konfirmuar detyrimin ndaj të ardhmes.

“Ndërsa përulemi sot me mirënjohjeje para brezit që e çliroi Tiranën dhe pasardhësve të tyre, ne nuk kujtojmë vetëm fitore e së shkuarës, por rikonfirmojmë detyrimin e të ardhmes. Ata na mësuan se liria nuk është një dhuratë që merret e tregtohet, por është një vullnet që duhet mbrojtur, ushqyer e ndërtuar përditë. Betejat tona sot janë të tjera, janë për arsim, për më të mirën, për qytet të gjelbër, për ekonomi të fortë, për një komunitet të drejtë. Ato nuk fitohen me armë, por me punë, me dije, me durim dhe me përkushtim dhe Tirana i ka treguar të gjithë botës se i përballon këto sfida me kurajë, me kurajën e njerëzve të saj plot dinjitet. Kryeqyteti ynë ka dëshmuar vit pas viti se është një qytet i hapur, i gjallë, i gjithëpranueshëm, i guximshëm. Një qytet që mbart mbi supe tituj nderi, por me zemër mban gjithmonë sakrificën e respektin për ata që na sollën deri këtu”, tha ajo.

Kryetarja e komanduar deklaroi se Tirana ka dëshmuar se i përballon këto sfida me kurajë dhe dinjitet, duke mbetur një qytet i hapur, i gjallë dhe gjithëpranueshëm.

“Ndërsa shohim përpara kujtojmë se e ardhmja e Tiranës nuk ndërtohet vetëm me projekte, por me kujtesë, me përgjegjësi dhe me besimin se çdo brez do ta lërë qytetin më të mirë se ç’e gjeti. Sot, në këtë 81-vjetor, le të ribetohemi në heshtje, me punën tonë, me vendimet tona të përditshme se do t’i qëndrojmë të njëjtave ideale që frymëzuan 17 Nëntorin, do t’i qëndrojmë qëndresës, besimit të palëkundur tek Tirana e së ardhmes sepse historia e këtij qyteti ka treguar një të vërtetë edhe më të fuqishme, Tirana është e lirë për sa kohë që njerëzit e saj zgjedhin të ecin së bashku përpara”, u shpreh kryetarja Ristani.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali pret Wadephul: Gjermania, mbështetje teknike e politike për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti sot në Tiranë, ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali pret Wadephul: Gjermania, mbështetje teknike e politike për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti sot në Tiranë, ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të…