Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, janë pretendentë për Kupën e Botës


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, deklaroi sot se sfida e së dielës ndaj Anglisë do të jetë shumë e vështirë, pasi skuadra britanike është një prej pretendenteve kryesore për titullin kampion bote.

Në konferencën për medie të pragndeshjes, trajneri kuqezi u shpreh se Anglia nuk ka pësuar asnjë gol në këto eliminatore, ndërsa ka shënuar 20 të tillë.

“Kjo tregon se skuadra është në formë dhe shumë e përgatitur. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne. Është një prej përfaqësueseve më të mira. Janë pretendentë për Kupën e Botës. Ne jemi një skuadër në rritje, e cila për herë të parë ka arritur të jetë pjesë e ekipeve që do të luajnë në turin ‘play-off’ të eliminatoreve të botërorit”, tha Silvinjo.

Ai komentoi edhe ndeshjen e mëparshme ndaj Andorrës, ku sipas tij, ekipi ishte i vetëdijshëm se kundërshtari do të mbrohej fort dhe do ta vështirësonte ndeshjen. “Megjithatë, ne arritëm të fitonim. Me Brojën dhe të gjithë ekipin kam folur, duke u thënë se jemi në një moment fantastik dhe duhet ta shijojmë. Për ne është një moment i bukur dhe duhet ta shijojmë edhe sfidën me Anglinë”, u shpreh trajneri.

Ai sqaroi dhe debatin me Brojën. “Lojtari ishte i mërzitur pasi u zëvendësua në minutën e 57′ gjatë sfidës me Andorrën. Ai donte të ishte në fushë, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë. Unë jam trajneri dhe duhet të mendoj për të gjithë skuadrën dhe për të gjetur rrugën më të mirë për të arritur tek fitorja. Diskutuam pas sfidës dhe tani është gjithçka e zgjidhur me Brojën”, tha Silvinjo.

I pyetur për pozicionin në fushë të Armando Brojës, Silvinjo tha se ai ka luajtur shumë mirë kundër Serbisë. “Unë nuk e analizoj vetëm lojën individuale, por të gjithë ekipit. Ai është lojtar që balancon lojën mes sulmit dhe mbrojtjes. Duhet të fokusohemi te loja e grupit dhe jo vetëm individët, pasi balanca kërkohet nga i gjithë ekipi. Uzuni mund të luajë në disa pozicione si majtas, djathtas apo në qendër, ndërsa Broja preferon më shumë të nisë nga e djathta dhe të futet në brendësi, është tipar i lojës së tij”, shtoi trajneri kuqezi.

Lidhur me Anglinë, Silvinjo theksoi se kjo skuadër është edhe më e fortë se ajo e fazës së parë. “Në sfidën e parë trajneri Tuchel, ishte në ndeshjen e parë, sot ai ka më shumë njohje të skuadrës dhe rezultatet flasin qartë, 20 gola të shënuar asnjë i pësuar. Prandaj them janë pretendentë për titullin kampion bote”, tha trajneri kuqezi.

Më tej, Silvinjo u pyet se si ndihet si trajneri i Shqipërisë.

“Jam krenar që jam trajneri i Kombëtares shqiptare. Është e vështirë të vish në një vend ku nuk njeh gjuhën dhe kulturën, por e kam shijuar dhe jam ndier si në shtëpi. Një nga pikat kryesore që kam diskutuar me ekipin është se nesër do të jemi më shumë në pozicion mbrojtës, pasi Anglia është një skuadër shumë ofensive dhe ne duhet të përfitojmë përmes kundërsulmeve”, shtoi më tej ai.

Shqipëria do të luajë të dielën në orën 18:00 ndaj Anglisë ndeshjen e fundit të turit të grupit K, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tatimet: Tolerancë zero ndaj informalitetit gjatë sezonit turistik

Administrata tatimore u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë gjithmonë faturën tatimore dhe të denoncojnë çdo rast në aplikacionin Denonco Evazionin.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet: Tolerancë zero ndaj informalitetit gjatë sezonit turistik

Administrata tatimore u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë gjithmonë faturën tatimore dhe të denoncojnë çdo rast në aplikacionin Denonco Evazionin.