Rama: Rregullorja e re do të përcaktojë qartë kufijtë e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama në dëgjesën me banorët e Njësinë nr. 5 në Tiranë u ndal edhe tek lirimi i hapësirave publike.


Kryeministri Edi Rama në dëgjesën me banorët e Njësinë nr. 5 në Tiranë u ndal edhe tek lirimi i hapësirave publike, ndërsa theksoi se bashkia e Tiranës po përfundon rregulloren e përgjithshme për hapësirën publike, që do të përcaktojë qartë kufijtë deri ku shkon njësia e shërbimit dhe çfarë i takon qytetarit.

“Po e shikoni që ajo që kemi nisur vazhdon përditë, e përditë, e përditë dhe do vazhdojë deri në fund, edhe sikur diçka të ngelet pa bërë, do kthehemi prapë, e do kthehemi prapë, e do kthehemi prapë deri kur të bëhet. Ndërkohë që e kam thënë që ditën e parë dhe përsëris dhe nuk është qëllimi i askujt ndër ne, që ta kthejmë Tiranën në një territor ku s’ka njerëz që ulen jashtë. S’është ky qëllimi, gjithë bota mesdhetare e ka këtë pjesë të kulturës së vet, të jetës së vet të përditshme”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se Tirana është një qytet turistik, Shqipëria është një vend turistik, kështu që është e pamendueshme.

Por ama, sipas tij, kishte ardhur në pikën ku nuk mbante më. “Pas zgjedhjeve të gjithë deputetët e Tiranës bënë një xhiro në të gjithë lagjet dhe ne kemi marrë një bllok me rreth 2000 e ca shënime të bëra që ishin ankesa njerëzish, – “Ky ka zënë këtë”, “ky ka zënë atë”, të gjithë zënë, zënë, zënë dhe kjo ishte dominante, përveç atyre që nuk diskutohet, qendra shëndetësore shkolla, çerdhe”, informoi Rama.

Për këtë arsye, vijoi Rama, ne kemi angazhuar të gjithë arkitektët që punojnë sot në Shqipëri dhe nuk janë pak, arkitektë ndërkombëtar dhe arkitektë lokal që punojnë me ta dhe po bëjnë pa pagesë projekte të vogla për të gjithë cepat, të gjitha këndet etj.

“Natyrisht që në të gjitha rastet, prioriteti është qytetari që ecën, është nëna që ecën me fëmijën, është familja që del dhe që këtu erdhi puna, u vu në rresht për një, babai përpara, gruaja mbrapa, dy kalamajtë më mbrapa, edhe po të ishte dhe ndonjë tjetër më mbrapa. Gjithë si rresht për një, se nuk kaloni dot dyshe më dhe kjo do të bëhet me rregulloren e përgjithshme dhe me projektin. Por, natyrisht kjo është dhe një çështje kulture është një çështje imponimi në vazhdim, është një çështje edhe vigjilence në kuptimin e mirë të fjalës, sepse gjatë gjithë kohës, kjo do të jetë një përpjekje, “shtyu njëri, shtyu tjetri”, “dil më këtej, dil më andej”, nënvizoi Rama.

Implementimi, vijoi Kryeministrim do të duhet të ndiqet në vijim, sepse nuk do jetë kaq e thjeshtë që e shkruajtëm ne, i dhamë ne projektet, edhe u zbatua vizë në vizë.

“Por ama, gjëja hap pas hapi do të përmirësohet, do të ndryshojë edhe do të bëhet pozitive për komunitetin”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…