Spiropali: Më 17 nëntor Shqipëria hap bisedimet për pesë kapitujt e fundit me BE

Më datë 17 nëntor 2025, Shqipëria do të hapë bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin (Claster) 5 – “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.


datë 17 nëntor 2025, Shqipëria do të hapë bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin (Claster) 5 – “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.

Lajmin e dha sot ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Spiropali theksoi se ky është një premtim i mbajtur nga qeveria.

“Premtimet marrin kuptim vetëm kur ato mbahen. Kishim premtuar hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave brenda vitit 2025. Pak kush e besonte. Por sot, ai që dukej angazhim i pamundur, është bërë realitet”, theksoi Spiropali.

Ministrja shtoi se kjo është një fazë historike për Shqipërinë.

“Një gur kilometrik në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një moment krenarie për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit”, theksoi ministrja Spiropali.

“Kjo është ajo që sjellin reformat, vullneti i palëkundur politik, përkushtimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian”, theksoi më tej Spiropali.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Kryeministri një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në vendin tonë, por edhe të ardhur nga kryeqytetet fqinje.

Takimi kishte në qendër bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë.

Në progresraportin e vitit 2025 për Shqipërinë vlerësohet angazhimi i autoriteteve shqiptare në procesin e negociatave dhe përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE.

Në mënyrë të veçantë, raporti përshëndet angazhimin e fortë politik të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.

Ai thekson përparimin e rëndësishëm në reformat themelore, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse të drejtësisë, si dhe rezultatet domethënëse të arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar edhe bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar në këto fusha.

Raporti vlerëson përparimin e bërë në procesin e negociatave të anëtarësimit që prej tetorit të vitit 2024, duke theksuar ecurinë e tyre me një ritëm “të paprecedent”, që ka çuar në hapjen e 28 kapitujve brenda një viti.

Në progresraport thuhet se, pas konferencës së dytë ndërqeveritare të 15 tetorit 2024, e cila hapi negociatat e pranimit mbi grup-kapitullin 1, “Themeloret”, u mblodhën katër Konferenca Ndërqeveritare që çuan në hapjen e negociatave mbi katër grup-kapituj.

/Burimi ATSH

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…