KQZ: Deri në orën 12:00 kanë votuar 11.02% e zgjedhësve

Qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës po votojnë sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.


Qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës po votojnë sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe deri në orën 12:00 pjesëmarrja në votime rezulton të jetë 11.02%.

Pjesëmarrje më e lartë në votime deri tani regjistrohet në bashkinë e Matit ku kanë votuar 24.24 % e zgjedhësve për të vijuar me bashkinë Tepelenë ku kanë votuar 21.03% e zgjedhësve.

Ndërsa në bashkinë Cërrik kanë votuar15.04% e zgjedhësve, për të vijuar me bashkinë Berat ku deri në orën 12:00 kanë votuar 10.84% e zgjedhësve.

Ndërsa në bashkinë e Vlorës deri në orën mesditë rezulton se kanë votuar 7.03% e zgjedhësve.

Në total pranë KQZ-së kanë raportuar 124 qendra votimi nga 231 që janë në total në 5 bashki.

Burimi ATSH

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese.