Hasenauer: Nderimi me Yllin për Mirënjohje Publike, frymëzim për projektet e ardhshme

Profesor Hubert Hasenauer, rektor i Universitetit të BOKU në Austri e cilësoi sot nderimin me Yllin për Mirënjohje Publike nga kryeministri Edi Rama si frymëzim dhe përkushtim për projektet e ardhshme.


Profesor Hubert Hasenauer, rektor i Universitetit të BOKU në Austri e cilësoi sot nderimin me Yllin për Mirënjohje Publike nga kryeministri Edi Rama si frymëzim dhe përkushtim për projektet e ardhshme.

Ceremonia e ndarjes së medaljes u mbajt paraditen e sotme në Kryeministri ku të pranishëm ishin edhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, kolegë të profesorit në BOKU dhe UBT.

Ky vlerësim vjen në nderim të kontributit dhe përkushtimit të tij në transformimin e UBT (Universitetit Bujqësor të Tiranës) sipas modelit të BOKU të Vjenës, në rrugën e njehsimit të diplomave mes tyre.

Në fjalën e tij, Hasenauer falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme.

“Ne kemi punuar fort dhe jam shumë mirënjohës që gjatë karrierës time në shkencë kam përjetuar shumë gjëra të reja, kam takuar njerëz të rinj përfshirë edhe ata persona që kam takuar në Shqipëri dhe punën që kemi bërë së bashku. Jam i bindur se vetëm me entuziazëm dhe përkushtim dhe punë të fortë mund të kemi sukses”, theksoi Hasenauer.

Hasenauer tha se “kur takova Kryeministrin Rama dhe rektorin në qershor 2021 në BOKU, atëherë nuk e pata fare idenë se çfarë udhëtimi do të vijonim. Por, ishte e shumë e qartë që ju të gjithë kishit vizion shumë të madh për të bërë diçka të mirë për brezat e ardhshëm të Shqipërisë”.

“Gjatë karrierës time kam takuar shumë individë dhe përvoja ime është që menjëherë unë di ta dalloj nëse njerëzit janë seriozë e kanë seriozisht atë që thonë. Ashtu siç e tha Kryeministri Rama është e qartë tek sytë dhe unë e kuptova që ju e kishit me të vërtetë, nuk e dija si do t’ia arrinim ato gjëra që dëshironim t’i arrinim, por sot them me kënaqësi se sot ia kemi dalë”, tha Hasenauer.

Profesor Hasenauer u shpreh se “ky nderim që më bëni është vlerësim për të gjithë ne, i gjithë personeli mësimdhënës në universitet, stafi akademik ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi për ndryshim. Nuk është e lehtë, duhet shumë durim, por vlerësoj shumë synimin dhe ambicien tuaj që të paktën të ndiqnit sugjerimet e mia”.

Gjithashtu, shtoi Hasenauer, vlerësoj edhe ekipin nga BOKU si dhe qeveritë e Austrisë dhe Shqipërisë që na kanë mbështetur gjithashtu.

Lexo më shumë nga

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…