Zhvillimi në Xizang: Arsimi në shkollat me konvikte në Kinë fuqizon zhvillimin e pllajës

Në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë Elektronike të Kinës në Chengdu, u mbajt Seminari Akademik Ndërkombëtar mbi Arsimin me Konvikte dhe Zhvillimin e Pllajave.


Në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë Elektronike të Kinës në Chengdu, u mbajt Seminari Akademik Ndërkombëtar mbi Arsimin me Konvikte dhe Zhvillimin e Pllajave. Ekspertë dhe studiues nga vende të ndryshme diskutuan përmirësimin e aksesit në arsim dhe barazinë e tij në rajonet e pllajës, si dhe promovimin e dialogut global mbi përvojën arsimore të Kinës. Reporteri ynë Gong Ming tregon historinë.

Studiuesit zhvilluan diskutime të thelluara mbi arsimin me konvikte në rajonet me kushte unike gjeografike dhe kulturore. Ekspertët që kanë studiuar prej kohësh arsimin në Xizang, u shprehën se ndryshe nga shkollat elitare me konvikte në Perëndim, sistemi shtetëror i Kinës u shërben kryesisht familjeve të zakonshme. Falë subvencioneve qeveritare, vendi siguron që fëmijët nga zonat e largëta të kenë qasje në arsimimin cilësor, duke përmirësuar njëkohësisht standardet e mësimdhënies dhe duke nxitur integrimin kulturor në rajonet multietnike.

SIU MING KWOK Zëvendës Dekan i Shkollës së Politikave Publike pranë Universitetit të Kalgarit në Kanada tha: “Kur sheh shkallën e pranimeve, përqindjen e diplomimeve në shkollat fillore, të mesme dhe madje edhe në universitet, mund të kuptosh arritjet e vërteta. Kjo falë promovimit të madh apo përqindjes së njerëzve që ndjekin sistemin shkollor. Gjithashtu tregon përpjekjet për të promovuar arsimin publik tek popullata e përgjithshme këtu.

MICHAEL ALAN CROOK President i Komitetit Ndërkombëtar për Promovimin e Bashkëpunimeve Industriale Kineze tha: “Shoh se kultura tibetiane po bëhet gjithnjë e më e fuqishme. Gjuha po bëhet gjithnjë më e fortë. Ata kanë një traditë të pasur, e cila daton më shumë se një mijë vjet më parë. Ky është një aset i madh për kulturën kineze. Është një komponent shumë i rëndësishëm i saj. Pra, përshtypja ime është se këtu me siguri kemi lulëzim.


Foto nga Gazeta Renminribao

Seminari përkoi me 60-vjetorin e Rajonit Autonom Xizang. Pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin dhe ndikimin e arsimit me konvikte në zonat malore. Një studiues i rritur në Xizang, u shpreh se sistemi ka luajtur një rol jetësor në nxitjen e talenteve dhe në zhvillimin e rajonit.

LHAKPA DOLKAR Ndihmës Hulumtuese në Akademinë e Shkencave Sociale në Xizang tha: “Falë mbështetjes së sistemit të shkollave me konvikte, zhvillimi i talenteve në Xizang është përmirësuar shumë. Studentët po rriten me aftësi më të forta dhe perspektiva më të gjera. Shumë prej tyre po kontribuojnë tashmë me ekspertizën e tyre në sektorë të ndryshëm në rajon.”

GONG MING nga Chengdu e Provincës Sichuan tha: “Forumi ka thelluar kuptimin ndërkombëtar të praktikave arsimore të Kinës. Ka frymëzuar ide të reja për rritje të qëndrueshme në rajonet malore. Ekspertët thonë se përvoja e Kinës në lidhjen e arsimit me zhvillimin, ofron njohuri të vlefshme për progresin e arsimit global. Gong Ming, CGTN, Chengdu.”

 

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…