Demo: “Paketa e Maleve” nxit investimet dhe zhvillimin në zonat malore të Shqipërisë

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo prezantoi sot “Paketën e Maleve”, një nismë që synon të nxisë investimet në zonat malore të vendit dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik, turizëm dhe punësim.


Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo prezantoi sot “Paketën e Maleve”, një nismë që synon të nxisë investimet në zonat malore të vendit dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik, turizëm dhe punësim.

Gjatë një takimi me ekspertë të fushës dhe aktorë të linjës, Demo tha se, “‘Paketa e Maleve’ është një mundësi e re për sipërmarrësit që duan të investojnë në Shqipëri”.

“Ajo i hap rrugën kujtdo që dëshiron të zhvillojë potencialet e zonave ku natyra është më bujare, duke sjellë jetë të re në komunitete që deri dje ishin të pashfrytëzuara”, deklaroi Demo.

Sipas ministrit, kjo paketë përfshin lehtësira fiskale, mbështetje konkrete për bizneset vendase dhe të huaja, si dhe masa që do të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrave natyrorë përmes një ekonomie të gjelbër dhe të qëndrueshme.

“Qëllimi ynë është të kthejmë pasuritë natyrore të Shqipërisë në motor zhvillimi për komunitetet lokale, duke krijuar vende pune dhe duke e çuar Shqipërinë e maleve aty ku duhet të jetë në majë”, shtoi Demo.

“Paketa e Maleve” pritet të zbatohet në bashkëpunim me pushtetin vendor, bizneset, dhe organizatat e zhvillimit rajonal, duke u fokusuar në sektorë si turizmi malor, agroturizmi, prodhimet tradicionale dhe energjia e rinovueshme.

Kjo nismë e qeverisë shënon një hap i rëndësishëm për të balancuar zhvillimin ekonomik mes zonave urbane dhe atyre rurale, si dhe për të promovuar Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm për investime dhe turizëm natyror.

Burimi ATSH

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.