Vengu në Bunavi: 149 rekrutë dhe 76 kadetë nisin rrugëtimin ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në repartin ushtarak të Bunavisë në Vlorë, ku përshëndeti 149 rekrutët e rinj dhe 76 kadetët e vitit të parë të Akademisë së Forcave të Armatosura.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në repartin ushtarak të Bunavisë në Vlorë, ku përshëndeti 149 rekrutët e rinj dhe 76 kadetët e vitit të parë të Akademisë së Forcave të Armatosura.

““Bunavia” në Forcën e Armatosur gëzon një status të veçantë, të veshur në nder dhe respekt, një repart ku disiplina është e hekurt dhe ku vullneti për t’i shërbyer vendit kalitet çdo ditë.

“Sot pata kënaqësinë të përshëndes dhe uroj 149 rekrutët e rinj dhe 76 kadetët e vitit të parë të Akademisë së Forcave të Armatosura, që sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre në uniformë, një etapë themelore në zinxhirin edukativ dhe stërvitor të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, theksoi Vengu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu nënvizoi më tej se vizitoi edhe “punimet e rehabilitimit të godinave, etapë e parë e modernizimit të kësaj baze strategjike”.

“Investimet në infrastrukturë do të pasohen nga investime në teknologji, mjete dhe sisteme, për t’iu përgjigjur nevojave të reja të formimit ushtarak”, shkruan Vengu.

Vengu bëri të ditur se në Bunavi ka nisur edhe dislokimi i një kompanie të sapokrijuar të Bazës Mbështetëse të Emergjencave Civile, që sipas ministrit “forcon ndjeshëm kapacitetet e mbrojtjes civile në jugperëndim të vendit”.

“Respekt dhe mirënjohje për të gjithë personelin akademik, instruktorët dhe ushtarët e Bunavisë, që mishërojnë përditë disiplinën, përkushtimin dhe nderin e uniformës”, shkruan Vengu.

Burimi ATSH

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…