Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Kalaja e Prezës “vishet” rozë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një nga monumentet historike më të njohura në Tiranë, Kalaja e Prezës, u ndriçua mbrëmjen e sotme me ngjyrën rozë, simbolin ndërkombëtar të kësaj fushate.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale pamje nga Kalaja, teksa shkroi “Kalaja e Prezës ndriçon rozë”.

Fushata e muajit tetor ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrollit të hershëm, edukimin për shëndetin e gjirit, si dhe mbështetjen ndaj grave dhe vajzave që përballen me këtë sëmundje në mbarë botën.

Ky gjest simbolik është pjesë e një sërë aktivitetesh sensibilizuese që zhvillohen në të gjithë vendin, për të theksuar rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si faktorë kyç për shpëtimin e jetës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia