Kapitulli i negociatave për Drejtësinë, Lamallari takim me Superti-n: Përafrim i legjislacionit me BE-në

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti sot në një takim Valentina Superti-n, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti sot në një takim Valentina Superti-n, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian.

Në një njoftim publik, ministri Lamallari u shpreh se gjatë takimit u diskutua për ecurinë e negociatave për Kapitullin 23 që udhëheq Ministria e Drejtësisë, punën për përafrimin e legjislacionit dhe procesin e hartimit të Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një konsultim të gjerë publik e transparent.

“Forcimi i kapaciteteve tona teknike e administrative, si dhe shfrytëzimi i avantazheve të teknologjisë janë të domosdoshme për jetësimin e prioriteteve tona, konsolidimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimin e shtetit ligjor”, tha Lamallari.

Më herët, Superti ka zhvilluar takim edhe me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali si dhe me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ndërsa ndodhet në Tiranë për Forumin e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor që mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Burimi ATSH

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…