Siguria në institucionet e drejtësisë, Lamallari: Ndërtojmë godina të reja për prokuroritë e gjykatat

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari raportoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale si dhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike, mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024 në vend.


Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari raportoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale si dhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike, mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024 në vend.

Ministri u pyet nga deputetët edhe për masat e sigurisë për gjyqtarët dhe prokurorët pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Lamallari tha se qeveria po bashkëpunon me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të adresuar nevojat më prioritare për gjykatat dhe prokuroritë.

Lamallari u shpreh se do të shikohet mundësia për ndërtimin e godinave të reja, prokurori dhe gjykata bashkë.

“Kemi nisur si qeveri, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të adresuar çështjen në mënyrë të qëndrueshme me një plan 2026-2028 dhe më pas 2028-2030 për të adresuar nevojat më prioritare për gjykata dhe prokurori, aty ku është vendi për ndërtim të godinave të reja, por edhe për rikonstruksion, duke filluar nga gjykatat në gjendjen më imediate për ndërhyrje, në kuptim të kushteve ku ata ndodhen aktualisht. Parimi është që aty ku është e mundur prokuroria dhe gjykata të jenë bashkë në një godinë. Kjo ndihmon edhe edhe qytetarët të cilët nuk duhet të shkojnë në vende të ndryshme, për të marrë të njëjtin qëllim që është drejtësia”, tha Lamallari.

Nga ana tjetër, shtoi Lamallari, “kemi edhe një plan pune të miratuar nga KLGJ dhe një grup pune që ngrihet me përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfshi Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, por këtu do të kemi edhe përfaqësues nga AMA dhe AKEP, të cilët do të merren jo vetëm me sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por dhe me mbrojtjen e tyre ndaj sulmeve verbale, denigrimit, të cilët i vë në një presion të panevojshëm ata dhe familjarët e tyre në ushtrimin e detyrës së tyre”.

Burimi ATSH

Rama fton magjistratët: Tryezë e përbashkët për zgjidhje afatgjatë për sistemin e pagave

Kryeministri Edi Rama ftoi sot përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor për t’u ulur në një tryezë të përbashkët pune për të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama fton magjistratët: Tryezë e përbashkët për zgjidhje afatgjatë për sistemin e pagave

Kryeministri Edi Rama ftoi sot përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor për t’u ulur në një tryezë të përbashkët pune për të…