Manastirliu vijon turin në Tiranë: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të turit Tirana 2030 për Shqipërinë 2030, së bashku me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste të Njësisë 5, Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Erion Braçe zhvilluan një takim me banorët, ku u diskutua mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj zone të madhe urbane.


Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të turit Tirana 2030 për Shqipërinë 2030, së bashku me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste të Njësisë 5, Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Erion Braçe zhvilluan një takim me banorët, ku u diskutua mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj zone të madhe urbane.

Manastirliu vuri theksin te ndërtimi i një Tirane që u përket qytetarëve, ku hapësirat, shërbimet dhe zhvillimi urban të jenë në funksion të komunitetit.

“Ka rëndësi që ne të ndërtojmë një qytet që i përket komunitetit, ku secili të ndjejë pronësinë mbi “katin zero” të lagjes, mbi territorin ku ndajmë jetën e përditshme, ndaj një nga prioritetet tona do të jetë pikërisht ajo që tashmë kemi nisur: çlirimi i hapësirave të përbashkëta dhe kthimi i tyre komunitetit. Çdo lagje duhet të ketë hapësira ku fëmijët të luajnë, të moshuarit të çlodhen dhe biznesit t’i shtohet vlera. Shumë e rëndësishme është që çdo projekt, çdo punë publike, çdo program që nisim të ketë dimensionin social, si i shërben ky projekt fëmijëve, të moshuarve dhe familjeve. Kemi nisur Rilindje 2.0, një program që i heq barrierat këtij qyteti. Kjo nuk është një betejë kundër dikujt, por për Tiranën europiane me punët e vogla dhe të mëdha të qytetit”, tha Manastirliu.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Njësinë 5, Taulant Balla u ndal te vlerat që Ogerta Manastirliu do të sjellë në drejtimin e Tiranës:

“Është një mundësi e madhe për Tiranën që më në fund pas 105 vitesh kryeqyteti i shqiptarëve i besohet një zonje të vërtetë 24 karat tironse puro. Eksperienca e Ogertës në krye të sektorëve jetikë me të cilët përballen qytetarët, siç është shëndeti publik, siç është arsimi, e bëjnë Ogertën jo vetëm kandidaten më të mirë, por kandidaten e vetme në këto zgjedhje për të investuar votën”.

Peleshi tha se, Manastirliu është personi i duhur për Tiranën: “Ne kemi personin e duhur, politikisht dhe me aftësi menaxheriale, që i ka treguar kudo.”

Ndërsa deputeti Erion Braçe tha se ka ardhur koha për një grua në drejtimin e Tiranës:

“Ka ardhur dita që në krye të Tiranës të sjellim një grua. Gratë dhe vajzat duhet të mbështesin një grua nga fillimi deri ne fund.”

Duke folur për përgjegjësinë e kandidimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët, Manastirliu theksoi se administrimi i Tiranës kërkon vizion afatgjatë dhe angazhim të përbashkët për çdo lagje dhe familje.

“Tirana duhet të pulsojë me ritmin e komunitetit”, tha Manastirliu, duke kërkuar besimin e qytetarëve për të ndërtuar një qytet ku çdo lagje, çdo rrugë dhe çdo familje ndihet pjesë e së njëjtës shtëpi të madhe.

Burimi ATSH

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…