Silvinjo: Fitore për kombin shqiptar, rrugën për në Botëror e kemi të hapur

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Serbi.


Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Serbi.

Ai tha se ky është një hap i madh për objektivin, por kërkon që t’i mbajë lojtarët me kembë në tokë, duke thënë se janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

“Tri pikë janë shumë të mira. Jemi në garë dhe një moment të bukur për të festuar. Manaj humbi penallti në sfidën në Tiranë, por rëndësi ka që t’u japim besimin e duhur dhe ata e dinë çfarë të bëjnë”, tha Silvinjo.

Trajneri komplimentoi të gjithë futbollistët.

“Futbolli është i vështirë, Broja bëri mirë kundër një mbrojtësi si Pavloviç për sa kohë ishte në fushë. Uzuni luajti shumë mirë në një kundër një. Manaj shpërbleu besimin. Të gjithë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë”, u shpreh ai.

Për të ardhmen e tij në Kombëtare, Silvinjo tha se, janë përpara dhe 2 ndeshje.

“Jam koshient për punën dhe përgjegjësinë që kemi. Janë edhe dy ndeshje. Të ardhmen e vendos unë”, tha ai.

Për rastin e humbur nga Nedim Bajrami, Silvinjo tha se, “ishte i zhgënjyer. Kur u fut në fushë i thashë që të gjente portën dhe të godiste. Edhe portieri u vendos mirë dhe e ndaloi. Kishte ritëm të mirë Bajrami”.

Për tifozët e Kombëtares që po festojnë, Silvinjo dha një mesazh.

“Jam krenar për të gjithë. Është një dedikim për të gjithë. Na mungojnë edhe dy takime, kemi shumë për të bërë dhe kemi rrugë para sepse gjithçka është e hapur. Kjo nuk ka ndodhur në historinë e Shqipërisë. Kjo fitore është për gjithë kombin. Një dedikim edhe për Hamdi Salihin”, tha Sylvinho.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 11 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 5 ndeshjeve.

Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Fitorja në këtë ndeshje shënon një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA-Kanada dhe Meksikë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Dy të rinj nga Kosova u mbytën në Shëngjin, Begaj: Institucionet të marrin masa për të garantuar sigurinë në plazhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dy të rinj nga Kosova u mbytën në Shëngjin, Begaj: Institucionet të marrin masa për të garantuar sigurinë në plazhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj…