Rama pret kryebashkiakun e Nju Jorkut: Nxisim vendosjen e një linje direkte fluturimi me Nju.Jorkun

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në selinë e Kryeministrisë, kryetarin e Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams.


Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në selinë e Kryeministrisë, kryetarin e Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams.

Në një deklaratë të përbashkët për mediet pas takimit, Kryeministri Rama informoi mbi temat kryesore të diskutuara, ndër të cilat veçoi angazhimin për nxitjen e vendosjes së një linje direkte fluturimi me Nju-Jorkun.

Rama vlerësoi lidhjet shumë të forta të kryebashkiakut të Nju-Jorkut me komunitetin shqiptar atje, ndërsa shprehu bindjen se me vendosjen e një linje direkte më shumë shqiptarë do të jenë të prirur të udhëtojnë.

“Folëm për nxitjen që ju doni të bëni për të përshpejtuar atë që ne po e diskutojmë aktualisht me Aviacionin Federal të SHBA-së për një linjë e drejtpërdrejt nga Nju-Jorku që do të ishte e jashtëzakonshme, pasi do të sillte përfitimet të mira për kompanitë duke qenë se shqiptarët udhëtojnë shumë dhe janë shumë të prirur që të vijnë më tepër nga SHBA nëse ka një fluturim direkt”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi faktin se kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të Nju-Jorkut me vendet e tjera.

Rama e konsideroi Adams një mik të kahershëm, ndërsa shtoi se ka pasur privilegjin ta njohë falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në Nju-Jork.

“Pas një premtimi të përsëritur disa herë kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Adams më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar nga afër një vend për të cilin ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë por edhe nga unë. Natyrisht edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin. Duke qenë se ai shumë i interesuar për teknologjinë ka shumë dëshirë që të takohet edhe me Diellën”, bëri të ditur Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.