Zgjedhjet në Tiranë, Rama: Lokomotiva e Shqipërisë duhet të ecë me ritmin e duhur

Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe disa bashkive të tjera do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues të atyre që u larguan për t’u bërë deputetë ose për arsye të tjera.


Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe disa bashkive të tjera do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues të atyre që u larguan për t’u bërë deputetë ose për arsye të tjera.

Rama i cilësoi zgjedhjet e reja në Tiranë të domosdoshme pasi kryeqyteti ka shumë punë për të mbaruar.

Në nisje të episodit të parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal tek arsyet përse zgjedhjet në Tiranë janë të jashtëzakonshme.

“Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe lokomotiva e ekonomisë së vendit. Tirana mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të lidhur me drejtësinë”, u shpreh Rama.

“Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, ku vazhdon të mbahet ende prej gati 8 muajsh, përmes një procesi me standarde tejet të dyshimta”, vijoi ai.

Por, ndërkohë, theksoi Rama, Tirana nuk mund të presë më dhe kush thotë të kundërtën thjesht nuk e ka idenë se çfarë duhet që lokomotiva e Shqipërisë të ecë me ritmin e duhur.

Kryeministri u ndal edhe tek diskutimet pëer dekretimin e zgjedhjeve nga Presidenti Begaj në Tiranë, ndërkohë që Veliaj e ka ankimuar vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese.

“Ndërsa ata që diskutojnë legjitimitetin e dekretit presidencial për zgjedhjet, nuk kanë asnjë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale, e as dijen mbi Kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të presidentit dhe ministrit të drejtësisë së Partisë Demokratike, që vetëm për hir të integritetit të tij moral e profesional dha dorëheqjen e nuk pranoi të behej palë me korrupsionin që çoi në tragjedinë makabre të Gërdecit”, tha Rama.

Duke mbyllur shënimet e javës, Rama vuri në dukje se e ftuara e episodit të parë të podkastit, nuk mund të ishte askush tjetër përveçse kryetarja e parë grua e bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, siç e prezantoi ai kandidaten e PS për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Fuqizimi i institucionit të Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli i institucioneve të pavarura në…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Fuqizimi i institucionit të Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli i institucioneve të pavarura në…