Presidenti Xi Jinping përcakton drejtimin për Planin e 15-të Pesëvjeçar të Kinës

Në Kinë është duke u hartuar Plani i 15-të Pesëvjeçar, i fundit në një varg dokumentesh strategjike që kanë udhëhequr zhvillimin ekonomik e shoqëror afatmesëm dhe afatgjatë të Kinës që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar.


Në Kinë është duke u hartuar Plani i 15-të Pesëvjeçar, i fundit në një varg dokumentesh strategjike që kanë udhëhequr zhvillimin ekonomik e shoqëror afatmesëm dhe afatgjatë të Kinës që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar.

Në një pritje të mbajtur të martën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin për të festuar 76-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, presidenti Xi Jinping kërkoi një planifikim e zbatim të gjithanshëm të qëllimeve, detyrave dhe masave strategjike për planin pesëvjeçar, për të siguruar përparim vendimtar drejt arritjes së modernizimit socialist në thelb.

Që nga fillimi i këtij viti, Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, ka dhënë udhëzime strategjike për hartimin e planit.

Gjatë një turneu inspektimi në Shangai të Kinës Lindore në prill, ai kryesoi një simpozium mbi zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës në periudhën e Planit të 15-të Pesëvjeçar dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm.


Foto VCG

“Ne duhet t’i menaxhojmë mirë e në mënyrë të vendosur punët tona dhe të qëndrojmë të përkushtuar për zgjerimin e hapjes me standarde të larta”, tha Xi në simpozium, duke theksuar nevojën për t’u përshtatur me peizazhin global në ndryshim dhe për të kuptuar përparësitë strategjike për zhvillimin e Kinës.

“Theks më i madh duhet t’i vihet garantimit si të zhvillimit, ashtu edhe të sigurisë, me një vlerësim gjithëpërfshirës të rreziqeve dhe sfidave të brendshme e të jashtme”, tha ai.

Më 30 korrik, Xi kryesoi një mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, ku u vendos që plenumi i katërt i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) të mbahet në tetor. Ndër pikat kryesore të rendit të ditës të plenumit do të jetë edhe studimi i propozimeve për Planin e 15-të Pesëvjeçar.

Për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar, Kina do ta zbatojë plotësisht filozofinë e re të zhvillimit në të gjitha frontet, do t’i përmbahet parimit të përgjithshëm të kërkimit të përparimit duke ruajtur qëndrueshmërinë dhe do të përshpejtojë krijimin e një modeli të ri zhvillimi, sipas mbledhjes.

Plani i 15-të Pesëvjeçar konsiderohet një hap vendimtar, ndërsa Kina po përdor një periudhë me tre plane, që përfshijnë planin e 14-të, 15-të dhe 16-të pesëvjeçar për të “realizuar në thelb modernizimin socialist” deri në vitin 2035, një objektiv i vendosur nga Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së në vitin 2022.

Zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore, një nxitës kyç për rritjen me cilësi të lartë, pritet të jetë një përparësi gjatë Planit të 15-të Pesëvjeçar.

Në simpoziumin e mbajtur në prill, Xi vuri në dukje që zhvillimi i Kinës do të nxitet nga inovacioni teknologjik, me ekonominë reale si themel.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të sistemit kombëtar të inovacionit nëpërmjet stimulimit të gjallërisë së subjekteve të ndryshme të inovacionit dhe përqendrimit në pararojën globale shkencore dhe teknologjike.


Foto nga VCG

Hartimi i Planit të 15-të Pesëvjeçar ndjek një traditë të vendosur prej kohësh të PKK-së, që është kryerja e studimeve të thella në nivel bazë për të mbledhur informacion të dorës së parë përpara se të merret ndonjë vendim i rëndësishëm politik ose strategjik.

Një fushatë në internet për të kërkuar mendimet e publikut mbi planin, që zgjati nga 20 maji deri më 20 qershor, mblodhi më shumë se 3.11 milionë sugjerime.

Ndërmjet tyre është edhe propozimi për përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale për të monitoruar të moshuarit e paaftë, për të parandaluar aksidentet. Reagime të tjera përfshinin thirrjen për ndërtimin e më shumë objekteve në lagje, si palestra, fusha badmintoni dhe pishina. Në një mesazh tjetër nga përdoruesit e internetit kërkohej një fokus më i madh në edukimin popullarizues të shkencës për të kultivuar më shumë talente për një komb të fortë teknologjikisht.

Në udhëzimet e tij pas fushatës, Xi u shpreh që publiku ka paraqitur shumë mendime e sugjerime të vlefshme dhe u bëri thirrje departamenteve përkatëse t’i studiojnë e t’i integrojnë ato me kujdes në Planin e 15-të Pesëvjeçar.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Nufi: FA në terren në Abaze të Krujës në përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se efektivët po punojnë së bashku me strukturat e tjera të emergjencave…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: FA në terren në Abaze të Krujës në përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se efektivët po punojnë së bashku me strukturat e tjera të emergjencave…