Rama: Nuk po presim, ne po vrapojmë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do të jetë një vlerë shumë e madhe e shtuar për BE-në.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do të jetë një vlerë shumë e madhe e shtuar për BE-në.

Në një prononcim për mediet në Kopenhagë të Danimarkës, në mbërritjen e tij në Samitin e Përbashkët të Komunitetit Politiko-Europian, Rama foli edhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE,

Rama tha se, “ne nuk po presim, ne po vrapojmë. Po vrapojmë shumë shpejt. Ne do të jemi gati shumë shpejt dhe ju takon të mëdhenjve në sallë që të mos presin më, por të na përqafojnë e të na mirëpresin sepse do të jemi një vlerë shumë e madhe e shtuar për BE-në”.

I pyetur nëse ka ndonjë mësim që BE-ja mund ta mësojë nga Shqipëria, Rama tha se “ka shumë, shumë mësime’.

“Për të vepruar si një e tërë dhe për të arritur një konvergjencë të gjithçkaje që që ka të bëjë me sigurinë, që në fakt nuk është rasti deri tani. Ka shumë ecejake kur vjen fjala për informacione dhe të dhëna. Dhe më e rëndësishmja, jo vetëm që të përforcohet aspekti ushtarak, por që të jetë një plan paqeje evropian”.

Sa i përket formatit të Samitit të Komunitetit Politiko-Evropian, Rama tha se: “kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur, pas Bashkimit Evropian, vetë. Është e ardhmja e Evropës. Dhe sa më shumë të ecim në këtë drejtim, aq më mirë është sepse ndërkohë, të tjerët po shfaqen mjaft të fuqishëm. Dhe e gjithë Evropa në tërësi është një masë të madhe sa i takon njerëzve, ekonomisë dhe duket shumë e dobët pikërisht sepse nuk është e gjitha bashkë”.

I pyetur për marrëdhëniet me Azerbajxhanin, Rama u shpreh se, “Azerbajxhani dhe Shqipëria kanë tashmë një marrëveshje paqeje, se ishim në “luftë”, tashmë jemi në paqe, fantastike”.

Sa i takon procesit të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armeninë, Rama u shpreh se “është diçka fantastike, sepse ka qenë në pritje për një kohë të konsiderueshme, ndodhi. Dhe nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nxitjes së fundit nga presidenti i SHBA, sepse duhet t’ia japim meritën për këtë”.

Pyetjes se cilat janë sfidat për sigurinë në Evropë dhe sidomos tani në Ballkanin Perëndimor, Rama iu përgjigj: “Besoj se një prej sfidave më të mëdha të sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor është fakti që Evropa nuk ka planin e vetë të paqes dhe mbështetet tek të tjerët. Kështu që sapo Evropa të ketë planin e vetë të paqes do të jetë më e sigurt dhe më e mbrojtur. Kështu e kuptoj unë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…