Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, kontakti i parë për mijëra vizitorë

Kjo qendër do të përmirësojë qarkullimin dhe mikpritjen e mijëra turistëve që vizitojnë Sarandën gjatë gjithë vitit.


Në qytetin e Sarandës vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes.

Kjo qendër do të përmirësojë qarkullimin dhe mikpritjen e mijëra turistëve që vizitojnë Sarandën gjatë gjithë vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë qendër.

Rama vuri në dukje se Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, ndërtesë multifunksionale me tre kate, do të jetë pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë, me hapësira për parkim, aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative, si panaire, ekspozita etj.

Qendra e Mirëseardhjes me 3 kate ka një sipërfaqe prej 3,700 m² për çdo kat, parkim autoveturash, zona për autobusë, taksi dhe mjete elektrike si dhe hapësira për motorë e biçikleta.

Gjithashtu në këtë godinë do të ketë edhe zyra shërbimi për vizitorët.

Kjo qendër është shumë e rëndësishme për Sarandën, pasi fluksi i turistëve dhe numri i autobusëve që hyjnë dhe dalin në qytet është shumë i madh, sidomos gjatë muajve të verës. /j.p/

Lexo më shumë nga

Mbi një milion turistë në 10 muaj në Berat, vjeshta sjell ture degustimi të verës

Berati është qyteti që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi një milion turistë në 10 muaj në Berat, vjeshta sjell ture degustimi të verës

Berati është qyteti që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.