Rama: Partneritete me universitetet europiane për përfshirjen e IA dhe nanoshkencës në arsimin e lartë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se nanoshkenca dhe nanoteknologjia janë shkenca kampione të shekullit të XXI ndaj dhe është domosdoshmëri harmonizimi i arsimit të lartë me strategjinë për novacionin.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se nanoshkenca dhe nanoteknologjia janë shkenca kampione të shekullit të XXI ndaj dhe është domosdoshmëri harmonizimi i arsimit të lartë me strategjinë për novacionin.

Gjatë punimeve të Kongresit Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, Rama bëri të ditur se “një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet digjitale, inteligjencën artificiale dhe së shpejti për nanoshkencat”.

“Ky nuk është një luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është një nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjitë e së ardhmes, të mund ta bëjë këtu në shtëpi”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se do të kërkohen partneritete me universitetet europiane dhe institutet kërkimore, duke u siguruar që kurrikula jonë të përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare.

“Është një punë që ka nisur e po shohim tashmë hapat e para dhe po kështu po shohim edhe rezultatet e para që janë inkurajuese. Ky investim në arsim nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez novatorësh, që do të çojnë përpara ekonominë, industrinë e qeverisjen shqiptare përpara”, shtoi Rama.

Kryeministri siguroi se “Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në përparim të prekshëm, në llogaridhënie dhe në mundësi për të rinjtë”.

“E nuk ka aspak dyshim që ashtu siç disa prej jush që kanë ardhur nga jashtë mund ta shohin tashmë, ky është një vend shumë i hapur, shumë miqësor dhe është një vend ku fjala ‘’mirë se erdhët’’, është në përputhje të përkryer me atë çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend”, u shpreh kryeministri.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…