Balluku: Ogerta Manastirliu, një hap i guximshëm për drejtimin e Tiranës

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e fushatës për bashkinë e Tiranës, Belinda Balluku shprehu mbështetjen e saj për Ogerta Manastirliun, si kandidaturë e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Tiranës.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e fushatës për bashkinë e Tiranës, Belinda Balluku shprehu mbështetjen e saj për Ogerta Manastirliun, si kandidaturë e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Tiranës.

Në një reagim sot në rrjetet sociale, Balluku ka ndarë një mesazh në mbështetje të Manastirliut, duke vlerësuar figurën dhe përkushtimin e saj ndër vite si në politikë, ashtu edhe në jetën publike.

“Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen… Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë”, shkruan Balluku.

Duke theksuar njohjen e gjatë me Manastirliun, Balluku shton se, “e njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty Ogerta dhe nuk ka nevojë të të them, që na ke të gjithëve në krah, në këtë betejë të re që do e fitosh siç ti gjithmonë di”.

“Ky hap i guximshëm është një shembull frymëzues për të gjithë, duke treguar se lidershipi i vendosur dhe vizionari mund të sjellë ndryshime të mëdha në shoqëri dhe qeverisje. Bashkë, Shqipëria dhe Tirana do të ecin përpara, duke krijuar një të ardhme më të qëndrueshme, të barabartë dhe prosperuese për të gjithë qytetarët”, theksoi Balluku.

Burimi ATSH

Zelensky i dorëzon Spiropalit Urdhrin e princeshës Olga, Klasi I

Presidenti Volodymyr Zelensky i dorëzoi sot Urdhrin e princeshës Olga, Klasi I, një nga dekoratat më të larta të shtetit…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Zelensky i dorëzon Spiropalit Urdhrin e princeshës Olga, Klasi I

Presidenti Volodymyr Zelensky i dorëzoi sot Urdhrin e princeshës Olga, Klasi I, një nga dekoratat më të larta të shtetit…