“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Pronat e shqiptarëve po marrin gjithmonë e më tepër vlerë

Forbes Global Properties, rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, vendos përfaqësinë e tij në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv “Capital Point”.


Forbes Global Properties, rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point.

Në ceremoninë e posaçme të mbajtur sot në Pallatin e Brigadave kushtuar kësaj ngjarjeje, i ftuar ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, Kryeministri tha se Shqipëria është sot një destinacion tejet tërheqës dhe prania e një rrjeti të tillë “është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme, por është po kështu edhe lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, sepse nënkupton që pronat, pasuritë e tyre, po marrin gjithmonë e më tepër vlerë”.

Kryeministri Rama theksoi se në fillim kishte një skepticizëm lidhur me përfshirjen e Forbes Global Properties në Shqipëri, duke pasur parasysh natyrën ekskluzive të këtij rrjeti dhe standardet e larta që ai kërkon.

Por, sipas tij, prania e drejtuesve ekzekutivë nga SHBA dhe e një delegacioni të gjerë, është dëshmi e një angazhimi serioz dhe e besimit në potencialin që ofron Shqipëria.

“Jam i sigurt që më e mira s’ka ardhur ende, dhe ju e dini më mirë se sa unë, në të kundërt, nuk do të kishit të vënë këmbë në Shqipëri. Dhe po është e vërtetë që sot Shqipëria është një destinacion shumë tërheqës dhe është një gjë shumë e mirë të dish që Forbes Properties ka një shprehje shumë të fortë interesi për Shqipërinë, por është po kështu diçka e mirë të dihet që ata nuk janë kudo, ata nuk shkojnë kudo. Ata shkojnë saktësisht aty ku mendojnë se ka një horizont të ri”, deklaroi Rama.

Kjo, sipas tij, është një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik dhe për rritjen e vlerës së pronave të qytetarëve shqiptarë.

“Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme, por është po kështu edhe lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, sepse nënkupton që pronat, pasuritë e tyre, po marrin gjithmonë e më tepër vlerë”, shoi Kryeministri.

Duke iu referuar diskutimeve të tij të fundit në Vjenë, kryeministri Rama kujtoi se kishte theksuar rëndësinë e të parit të tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme si një mundësi investimi afatgjatë, veçanërisht në prag të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Pasi thashë para pak ditësh në Vjenë, që të gjithë duhet t’i shohin pasuritë e paluajtshme në Shqipëri si një mundësi e jashtëzakonshme dhe një investim i madh, sepse për 4 a 5 vjet, ne do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe historia e anëtarëve të rinj na tregon që vlera e pasurive të paluajtshme pëson një rritje dyfish. Shumë njerëz nuk e kuptuan saktësisht atë për cilën po flisja dhe morën anën negative të mesazhit, që do të thotë gjërat do të bëhen, apo do të bëhet edhe më e shtrenjtë, më e kushtueshme që të marrësh një shtëpi, por pjesa pozitive e mesazhit është që çdo familje shqiptare do të ketë të një pronë, një shtëpi të vetën, që do të ketë një vlerë shumë herë më të lartë, vetëm në pak vite”, theksoi Rama.

Rama nënvizoi gjithashtu se, edhe pse mund të ketë shqetësime për përballueshmërinë e banesave në të ardhmen, rritja e vlerës së pasurive është një zhvillim pozitiv për familjet shqiptare, të cilat në masën 94% janë pronare të shtëpive ku jetojnë, një përqindje e lartë që, sipas tij, përfaqëson një aset të çmuar kombëtar.

“Pyetja se si do të trajtojmë nevojën për strehim të përballueshëm është mjaft legjitime, por nuk nënvlerëson, përparimin e jashtëzakonshëm dhe ndryshimin e madh që po përjetojmë sa i takon vlerës së pasurisë së paluajtshme”, theksoi ai.

Forbes Global Properties, rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, vendos përfaqësinë e tij në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv “Capital Point”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: ‘Five Mountains’ ndalet në Kune, tregon potencialin turistik të Lezhës

Sezoni turistik në Lezhë në këtë fund shtatori vijon, duke ofruar pushime të qeta dhe relaksuese për turistë të huaj…

Global 360

BM, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: ‘Five Mountains’ ndalet në Kune, tregon potencialin turistik të Lezhës

Sezoni turistik në Lezhë në këtë fund shtatori vijon, duke ofruar pushime të qeta dhe relaksuese për turistë të huaj…