Rama: Plani ynë ambicioz, prokurime publike tërësisht me inteligjencë artificiale

I pranishëm në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që po zhvillon punimet në Vjenë me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga mbi 25 vende të botës, Rama u shpreh se në Shqipëri ka një paradoks pasi qeveria ka ecur shumë më përpara sesa sektori privat, kur vjen fjala për inovacionin dhe përdorimin e mjeteve të teknologjisë së re.


Kryeministri Edi Rama foli sot mbi planin ambicioz të qeverisë për të realizuar prokurime publike tërësisht me inteligjencë artificiale.

I pranishëm në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që po zhvillon punimet në Vjenë me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga mbi 25 vende të botës, Rama u shpreh se në Shqipëri ka një paradoks pasi qeveria ka ecur shumë më përpara sesa sektori privat, kur vjen fjala për inovacionin dhe përdorimin e mjeteve të teknologjisë së re.

Ndërsa lidhur me prokurimet publike, Rama tha se “është një hap mjaft i madh përpara dhe diçka krejt e re.

“Vetëm pak muaj më parë patëm në Tiranë 16 përfaqësues të 16 vendeve të ndryshme të cilët ndërvepruan me agjencinë tonë të inovacionit lidhur me prokurimin publik dhe mundësinë për ta transformuar prokurimin publik në një proces të bazuar në inteligjencën artificiale”, shtoi Rama.

Rama theksoi se “projekti ynë është i vetmi që ka një qasje gjithëpërfshirëse sepse ka disa programe dhe mënyra të ndryshme për të përfshirë IA në prokurimin publik, por vetëm në pjesë të procesit”.

“Pra është e kufizuar jo një proces i tërë. Plani ynë është ambicioz. Ka shumë punë, po punohet me Microsoft dhe disa talente të tjera. Shpresojmë shumë se do të realizohet sepse kemi punuar shumë për të krijuar arkitekturën e duhur”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se në momentin që të nisë zbatimi, i gjithë procesi i prokurimit publik do të administrohet nga IA.

“Procesi do të jetë i shpejtë, transparent dhe një lehtësim shumë i madh edhe për kompanitë sepse nuk do t’ju duhet të mbledhin letra lart e poshtë, të bëjnë dosje të mëdha për të ofruar informacion, që është shumë e kushtueshme. Duhet thjesht të shkruajnë emrat, të shprehin interesin, të hedhin çmimin dhe të presin. Kjo është ambicia që kemi”, tha Rama.

Duke folur për përfshirjen e teknologjisë dhe inovacionit, kryeministri nënvizoi se Piramida në Tiranë është kthyer tashmë në zemrën e ndryshimit kur vjen fjala për teknologji të reja dhe inovacion.

“Në fakt prej disa vitesh kemi hequr zyrat e pritjes dhe radhët e gjata të njerëzve në pritje për të marrë një shërbim. 95% e shërbimeve ofrohen tashmë përmes internetit dhe të gjithë mund të marrin shërbim përmes telefonit të tyre celular si në Tiranë apo në Australi. Kjo është një ndryshim shumë shumë i madh duke pasur parasysh edhe se sa kërkues ishte sistemi i mëparshëm i ndërveprimit fizik dhe sa shumë korrupsion të vogël apo ryshfete kishte në sistem”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se inteligjenca artificiale ka kapacitetin për të punuar mbi të dhënat dhe për t’i shërbyer edhe më mirë qytetarëve, ndërsa foli po ashtu mbi funksionet që do të ketë ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

“Tani po përgatisim një hap të ri përpara në këtë platformë ku praktikisht, ministrja (Diella) mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë, gjë që ne nuk e bëjmë dot. Do t’u shërbejë njerëzve në këtë platformë vetëm përmes kërkesave të thjeshta. Sot njerëzve ju duhet të bëjnë disa hapa vetë për të marrë shërbimin. Duhet të shkojnë nga një rubrikë në tjetrën të shkojnë te shërbimi dhe ta kërkojnë atë. Ndërkohë që shumë shpejt ata thjesht do të ndërveprojnë me ministren në kohë reale me zë dhe ajo do t’ua ofrojë atë që kërkojnë”, tha Rama, ndërsa shtoi se ministrja do të jetë ajo që shërben.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…