Rama: “Startup Albania”, mbështetje sipërmarrjes dhe ideve inovative

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot platformën “Startup Albania”, si një nismë të re në mbështetje të sipërmarrjes, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot platformën “Startup Albania”, si një nismë të re në mbështetje të sipërmarrjes, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.

Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të kësaj platforme, Rama tha se “jemi shumë të vetëdijshëm që problemi më i madh i këtij komuniteti gjithandej në botë është burokracia”.

Ndaj, vijoi ai, “ne dëshirojmë të hedhim një hap shumë të rëndësishëm para dhe të eliminojmë sa më shumë të jetë e mundur të gjitha pengesat burokratike për të gjitha sipërmarrjet”.

Kryeministri theksoi se produkti që u lançua sot po përgatitet prej kohësh me një kompani të orientuar drejt digjitalizimit, sa i përket transparencës dhe saktësisë së proceseve konkurruese për grantet e qeverisë.

Por nga ana tjetër, Rama informoi se në të njëjtën kohë kjo është një pjesë shumë e vogël e mozaikut të plotë për të cilin po punohet në bashkëpunim të ngushtë me këtë komunitet.

“Një nga gjërat që do të materializojmë shumë shpejt është ajo që kemi pritur prej kohësh së bashku me shumë njerëz që janë këtu dhe të tjerë që nuk janë të pranishëm, por janë pjesë e komunitetit. Bëhet fjalë për Këshillin Kombëtar për Inovacionin, që në praktikë do të jetë aktori kryesor për të gjitha palët e interesit, që do të merret me qeverinë, të gjitha idetë, shqetësimet dhe me propozimin e zgjidhjeve”, shtoi Rama.

Po ashtu kryeministri informoi mbi rolin e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella në këtë proces.

“Diçka tjetër që ne kemi shumë dëshirë dhe përpiqemi të shtojmë përpjekjet tona si akselerues me mbështetjen e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale (IA), që është krijuar nga IA dhe do të ndihmojë për nxitjen dhe shpërndarjen e të gjithë hapësirës dhe rrjetit të qeverisë dhe të gjithë fuqisë së IA”, shtoi Rama.

Rama theksoi se “këtë akselerator e shohim si një sipërmarrje të përbashkët, si një urë lidhëse midis inxhinierëve të sektorit privat dhe publik”.

“Dëshirojmë që t’i japim të gjithëve mundësinë të punojnë me të dhënat anonime dhe të dalin me zgjidhje për këtë sektor duke mbështetur transformimin e çdo ministrie, çdo agjencie në një praktikë të orientuar nga IA”, tha Rama.

Duke u ndalur te eliminimi i pengesave burokratike, Rama theksoi se do të fillohet nga dhëniet e lejes së rezidencës apo lejeve të punës, apo të dokumentacionit për brenda dhe jashtë vendit.

“Mendoj se kemi një ide shumë të qartë dhe bindje shumë të fuqishme nga të dyja anët në lidhje me nevojën për të punuar së bashku dhe për të bashkuar forcat. Nga ana e qeverisë jemi shumë të vetëdijshëm që nuk mund të tejkalojmë këto barriera dhe të arrijmë lartësi të reja vetëm nëse mbështetemi te burimet njerëzore të sektorit publik. Ndaj ne duhet ta përqafojmë të gjithë spektrin dhe t’u japim të gjithëve akses të barabartë, duke punuar së bashku për përfitime të përbashkëta dhe interesa të përbashkëta”, tha Rama.

Platforma “Startup Albania” konsiderohet si ura që lidh talentin me mbështetjen, idetë me investimin dhe Shqipërinë me ekonominë digjitale europiane.

Kjo platformë është një investim konkret dhe një hap i rëndësishëm në rrugëtimin drejt integrimit europian, duke pozicionuar vendin tonë si pjesë të ekonomisë konkurruese të Bashkimit Europian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…