Rama prezanton ministrin Besfort Lamallari: Sfida të ridimensionuara të Ministrisë së Drejtësisë

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në një ceremoni të organizuar në ambientet e kësaj ministrie.


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në një ceremoni të organizuar në ambientet e kësaj ministrie.

Kryeministri e konsideroi këtë kalim stafete, njëlloj emocioni dhe ndjesie të veçantë pasi sipas tij, sot merr detyrën shumë sfiduese të ministrit të Drejtësisë, një ndër shërbëtorët më shembullorë të shtetit shqiptar, që i është dhënë mundësia të njohë.

“Ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur rrugëtimin e tij me studime brenda e jashtë vendit dhe pastaj i ka ngjitur shkallët një e nga një me një angazhim dhe përkushtim shembullor në çdo detyrë që i është besuar”, tha Rama.

Kryeministri shprehu besimin se me mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie në bashkëpunim dhe ndërveprim me të gjithë punonjësit dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë Besfort Lamallari do t’ia dalë të çojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh tanimë dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm Ulsi Manja.

“Natyrisht që në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar”, tha Rama.

Por kjo sipas tij, “nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar, apo që pesha që kjo ministri ka në të gjitha proceset vendimmarrëse apo të shtetbërjes europiane të Shqipërisë është zvogëluar”.

Në të vërtetë, Rama theksoi se roli dhe pesha e Ministrisë së Drejtësisë janë po aq të rëndësishme sa kanë qenë.

“Mbi të gjitha detyrimi që ka Ministria e Drejtësisë për të mbajtur në mënyrë konstante busullën orientuese për të gjitha proceset vendimmarëse është një detyrim shumë i madh. Ndërkohë që territori i mbulimit të çështjeve të drejtësisë në shtetin shqiptar është territori që zë vendin më të gjerë në procesin e negociatave të anëtarësimit”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…