Rama prezanton ministren e Shëndetësisë Evis Sala: Shembull rrezatues i shqiptarëve të suksesshëm në botë

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, në një ceremoni të organizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, në një ceremoni të organizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kryeministri u shpreh krenar dhe shpresëplotë për të ardhmen e shërbimit tonë shëndetësor, ndërsa bëri një prezantim të formimit akademik dhe profesional të ministres Sala.

Kryeministri Rama e prezantoi ministren e re si një ish-studente të shkëlqyer të Fakultetit të Mjekësisë, e cila prej thuajse 30 vitesh ka krijuar një karrierë nga më mbresëlënëset ndër shqiptarët nëpër Europë apo në botë, duke spikatur si mjeke, si akademike dhe si drejtuese në disa prej universiteteve dhe qendrave më të njohura të botës.

Rama vlerësoi se profesore Sala sjell mes të tjerash në qeverinë e re edhe shembullin rrezatues të shqiptarëve të suksesshëm të Europës dhe të botës, të cilëve do t’ua hapim derën sa më shumë dhe gjithnjë e më shumë.

Kryeministri theksoi se ata do të ftohen si për të shërbyer si profesionistë në çdo nivel, pasi kanë investuar masivisht në shkollim dhe në karrierë, ashtu edhe për t’i vlerësuar financiarisht në Shqipëri pasi këtu pështë toka e të parëve.

“Shumëkush e njeh profesore Evis Salën si një studente të dikurshme me shkëlqim në Fakultetin e Mjekësisë që prej thuajse 30 vjetësh ka zhvilluar një karrierë ndër më mbresëlënëset ndër shqiptarët në Europë dhe botë. Ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në disa prej universiteteve dhe qendrave më të njohura të botës, ka punuar në qendrën spitalore për kancerin në Nju-Jork ku ka mbajtur pozicionin e profesores dhe shefes së radiologjisë abdominale”, tha Rama.

Kryeministri informoi se profesore Sala ka filluar studimet në Universitetin e Kembrixhit ku ka punuar si profesore e imazheripë onkologjike, si dhe ka mbrojtur doktoraturën.

“Drejtonte prej disa vitesh departamentin e imazherisë diagnostike dhe radiologjisë në poliklinikën universitare “Gemelli” dhe njëkohësisht jepte mësim në universitetin katolik të “Zemrës së Shenjtë” në Romë. Profesore Sala ka marrë pjesë në grupe kërkimore shkencore me financime nga agjencitë më të njohura europiane dhe amerikane. Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë, ka mbajtur mbi 500 kumtesa dhe ligjërata në forume akademike ndërkombëtare, ndërkohë që bën pjesë në bordet e disa shoqatave të mirënjohura europaine dhe jo vetëm, të radiologjisë”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri informoi se ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është një personalitet i vlerësuar me çmime dhe vlerësime prestigjioze ndërkombëtare, ndërsa veçoi pranimin e saj në Tokio si e para grua anëtare në historinë e të famshmes Japan Radiological Society.

Burimi ATSH

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…