Rama: Sistem funksional dhe integral adresash, qasje të re ndaj zjarreve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ngrihet në një lartësi të re, ku ta shikojë 360 gradë fushën e Punëve të Brendshme dhe nga ku të orientojë drejtimin, si në çdo vend të BE-së.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ngrihet në një lartësi të re, ku ta shikojë 360 gradë fushën e Punëve të Brendshme dhe nga ku të orientojë drejtimin, si në çdo vend të BE-së.

Gjatë prezantimit të ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu kryeministri u ndal te fushat e tjera që mbulon kjo ministri veç Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi nevojën e adresimit të problematikave në një aferë më të gjerë veprimi.

Konkretisht, Rama veçoi problematikat me sistemin e adresave në vend.

“Si rezultat i fokusimit të kësaj ministrie për dekada ekskluzivisht tek Policia, sot e gjithë ditën, 35 vjet transformime demografike dhe transformim fizik i vendbanimeve të Shqipërisë dhe qyteteve tona që nga Tirana, që janë sot shumë më të mëdha sesa ishin, nuk ka ende një sistem funksional dhe integral adresash. Akoma sot na e gjejnë shtëpinë me të pyetur, apo me shenja në rrugë. Lum ata që kanë pallat me shigjeta”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri evidentoi edhe sistemin e prapambetur të zjarrfikëseve.

“Me gjithë ndryshimet e pamohueshme që kanë ndodhur, zjarrfikëset janë lënë gjithmonë në planin e dytë. Ndërkohë që problemi më i madh sot, i shfaqur qartësisht në verën që po kalon dhe që mesa duket do të jetë një problem qendror për vitet në vijim, janë zjarret”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se zjarret kanë dalë në planin e parë forcërisht si një punë e brendshme për t’u adresuar me një qasje të përshtatshme dhe me një organizim dhe me forca çdo vit dhe më të reja.

Rama tha se duke pasur parasysh se çfarë ka kaluar Shqipëria është e natyrshme që Policia të ishte për shumë vite si “çeta” e ministrit të Brendshëm.

“Një vend që kishte mbi 100 vrasje mesatarisht në vit, apo një vend ku ngritja e Policisë së Shtetit pas asaj katrahure ku ne nisëm punën në 2013-n, e bënin Policinë e Shtetit prioritetin e prioriteteve dhe e vinin detyrimisht Ministrin e Brendshëm në kushtet e kryepolicit civil mbi kokën e policisë”, u shpreh Rama.

Por, Kryeministri theksoi se tanimë janë pjekur kushtet që të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm, sepse parametrat e rendit publik janë konsoliduar brenda normave, të paktën të gjysmës së poshtme të tabelës së klasifikimit të vendeve të BE-së.

“Ndërkohë janë të tjera punë të brendshme që kërkojnë një vëmendje të shtuar, që kërkojnë aftësi të reja dhe mendësi të re, duke filluar nga kjo godinë këtu. Prandaj Ministria e Brendshme do të ngrihet në këtë lartësi të re ku ta shikojë 360 gradë fushën e punëve të brendshme dhe nga ku të orientojë drejtimin e punëve të brendshme si në çdo vend të BE-së”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…