Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

Të enjten u shfaq premiera botërore e filmit kinez që ekspozon Repartin famëkeq 731 të luftës mikrobiologjike të ushtrisë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe eksperimentet mjekësore çnjerëzore të bëra prej tij mbi viktimat kineze, duke shënuar rekord në sektorin kinematografik kinez me 255 mijë shfaqje në ditën e premierës.

Filmi “731”, i titulluar “Ligësi pa kufi” për publikun ndërkombëtar, u shfaq në përvjetorin e ngjarjes së 18 Shtatorit 1931, e cila shënoi fillimin e luftës 14-vjeçare të agresionit të Japonisë kundër Kinës. Filmi ekspozon mizoritë e kryera nga Reparti 731 i ushtrisë japoneze në Harbin të Kinës Verilindore. Sipas të dhënave historike, nga viti 1940 deri më 1945, Reparti 731 ushtroi eksperimente njerëzore mbi të paktën 3 000 veta, dhe armët biologjike japoneze u morën jetën mbi 300 mijë kinezëve.

Sipas të dhënave të platformës së biletave “Beacon”, deri në orën dy të pasdites së 18 shtatorit, të ardhurat nga biletat e kinemasë të këtij filmi i kanë tejkaluar 200 milionë juanët (rreth 28 milionë dollarë).

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Inflacioni sipas standardeve të BE-së, arrin 3,4% në korrik

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) sipas metodologjisë së Eurostat, arriti në 3,4% në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Inflacioni sipas standardeve të BE-së, arrin 3,4% në korrik

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) sipas metodologjisë së Eurostat, arriti në 3,4% në…